E Diel, 1 Nëntor 2026

Mozarti i qetëson më mirë fëmijët

 Tani nuk është lajm i ri se foshnjat qetësohen me muzikë, por zbulimi i fundit sugjeron se muzika më e mirë shoqëruese për një bebe është ajo e Mozartit. Një studim i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Tel Avivit ka zbuluar se foshnjat, sidomos ata nënpeshë, fitojnë peshë shumë më shpejt nëse kur vihen në gjumë nga nënat shoqërohen me tingujt e kompozitorit austriak. Kjo nuk ndodh me Bahun, apo Bethovenin. Për të shpejtuar procesin e domosdoshëm për shërimin e foshnjave të lindur para kohe duhet pikërisht Mozarti. Në revistën “Pediatrics”, studiuesit shpjegojnë se si fitimi i peshës është rezultat i muzikës së Mozartit, foshnjat grinden më pak, dhe si rezultat kanë një metabolizëm më të qetë duke reduktuar kështu shpenzimin e tepërt të energjive. Gjatë testeve, fëmijët kanë dëgjuar 30 minuta muzikë në ditë, dhe ndryshimi tek ata që dëgjonin Mozartin ishte i dukshëm.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›