E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Krishtlindje, babai vret vajzën me çifte

26/12/2011  Ngjarja e rëndë ndodhi nga pakujdesia

TIRANE-Tragjedi familjare për ditën e Krishtlindjeve. Babai ka ekzekutuar aksidentalisht me çifte vajzën e tij 12-vjeçare, duke bërë që festa e Krishtlindjeve të kthehet në mort për familjen Gozhazi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Babrru të Tiranës, kur rreth orëve të mesnatës një e shtënë e pavullnetshme i ka marrë jetën 12-vjeçares Gilberta Gozhazi. Sipas burimeve pranë policisë së Tiranës, Dëfrim Gozhazi 38 vjeç ishte duke pastruar armën e tij të gjahut. Fillimisht ka qenë djali i tij, i cili po tentonte të luante me të. Por, babai ka dashur të largojë armën nga djali, e kësisoj në pakujdesi e sipër e ka shkrepur atë, duke shkaktuar vrasjen e vajzës së tij 12- vjeçare Gilberta Gozhazi. Ky i fundit kishte harruar t’i hiqte të gjithë fishekët e armës, gjë e cila në kushtet edhe të pakujdesisë shkaktoi tragjedinë brenda familjes. Për ngjarjen familjare janë lajmëruar dhe efektivat e komisariatit nr. 5, të cilët pas marrjes në pyetje të babait të vajzës, kanë vendosur ndalimit e 38-vjeçarit Dëfrim Gozhazi për akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, e cila i mori jetën 12-vjeçares. Në familjen Gozhazi, dje ishte hapur morti ku shumë miq, të afërm, por dhe nxënësit e klasës së 12-vjeçares Gileberta Gozhazi ndodheshin për t’i dhënë lamtumirën minorenes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›