Veshjet intime, vera preferon ngjyrën rozë
Sensulale, të tylta dh plot hijeshi, gjithçka që qesh me verën mban ngjyrën rozë. Stilistët propozojnë se kjo do të jetë ngjyra e preferuar dhe e kërkuar më tepër për secilën moshë. Nuk mund të përjashtohen padyshim edhe ngjyrat e tjera të ëmbla si: e gjelbër dhe e kaltër e po ashtu edhe ato me ngjyrë limoni. Sezonin e sivjetshëm e kanë ‘pushtuar’ ato që janë të ngjashme me vitet e 60-ta. Me shkëlqimin e parë të diellit, femrat u kushtojnë shumë kujdes reçipetave dhe çfarë ngjyre do t’i blejnë ato. Duke filluar nga ngjyrat, ato fillojnë me ngjyra të ndritura, e më së shumti shiten ato me ngjyrën rozë dhe disa ngjyra të tjera.
Restrospektivë
Një gjë të tillë e kishte vërtetuar edhe një hulumtim britanik që merrej me këtë çështje. Edhe gjatë këtij viti është duke dominuar një gërshetim i atyre klasike, siç janë ato të viteve të 60-ta, me modernen. Recipcetat me ngjyrë të gjelbër paraqesin një trend të sofistikuar, por nuk mungon as ngjyra e limonit, pra ajo e verdhë. Këtu reçipetat, që ndryshe quhen edhe ngjyra të ‘gëzuara’ nuk janë vetëm për t’u fshehur nën rroba, por për të shfaqur bukurinë e tyre edhe në disa rroba të tejdukshme.
E zeza “e re”
E ndërsa mbretëresha e ngjyrave prej një kohe të gjatë ka dominuar e zeza, mund të themi se ngjyrat rozë ose të kuqërremta janë e zezë “e re”. Trendët e vitit 2010 femrave ju sjell një zgjedhje të reçipetave me ngjyra të ndritura, modele këto që vënë në shprehje elegancën e një femre. Dikur ngjyra që ishte më popullorja ishte ajo e zezë, mirëpo sa i përket këtij sezoni, ngjyrat rozë dhe ajo e kuqërremtë, paraqiten si një e zezë ‘e re’. Një gjë është mjaft e sigurt se në këtë vit do të ketë zgjedhje të mira, për të gjitha ato zonja që rëndësi të madhe i kushtojnë veshjes, në këtë rast reçipetave.
E lulëzuar
Stilistët, të inspiruar nga natyra, për këtë stinë kanë menduar të sjellin një format joshjeje disi të çuditshëm e tekanjoz. Lulet edhe më herët janë përdorur në veshjet intime dhe më të preferuarat kanë qenë: rozetat, lulet e egra dhe stampimet me flutura. Por për këtë vit gjithçka duket ndryshe, stampimet janë më të qarta, ngjyrat më sensuale e të dukshme. Tepër sensuale dhe të parezistueshme vijnë edhe e kaltra dhe e gjelbra, kombninimi i tyre me të bardhën dhe rozën. Materiali për këto veshje intime mund të jetë i tejdukshëm dhe delikat por edhe material më i fortë e rezistent. Kujdesuni që të veshura me to të përcillni natyrën dhe detajet më të bukura të saj.
E bardha
Veshjet intime të stinës Verë 2010 sjellin dlirësinë dhe pastërtinë, anën e pafajshme të secilës femër. Këto modele janë konsideruar si rikthim në kohët e hershme kur gjithçka konsiderohej perfekte dhe me bardhësi rrëzëllitëse. Të prodhuara prej pambuku të bardhë, satini të fildishtë dhe ngjyrave të ngrohta pjeshkë ose rozë janë sjellë edhe detaje të tjera si kordelet e fjongot të cilat i bëjnë ato më seksi. TË brendshmet tuaja mund të jenë edhe në ngjyrë pana, nuancë kjo e veshjeve të nusërisë. Kjo ngjyrë do t;u jepte më shumë delikatëse dhe sensualitet
Bustier
Sipari i koleksioneve të kryeqendrave të botës është hapur padyshim edhe me modelet që të kujtojnë vitet 60. Bustierët e kësaj periudhe u bënë të famshëm për t’u rikthyer sërsish sukseshëm me përpunimin e ngjyrave dyshe si lavarder- e bardhë, e bardhë-jeshile, blu-e kuqe. Bustierët janë të përbërë nga sutjeni prej xheli të lehtë i cili bëhet njësh me këmishën tuaj të natës që merr jetë në netët e ngrohta. Për femrat që nuk e kanë përdorur kurrë një bustier sepse nuk besojnë se do ndihen mirë me të është koha të ndërrojnë mendim. Një bustier është gjithmonë praktik dhe seksi në të njëjtën kohë.
19 Qershor 2010