E Shtunë, 31 Tetor 2026

VIP-at dhe unazat e martesave



Ato janë kujdesur që në gisht të mbajnë një pasuri të vërtetë, me diamantë e gurë të çmuar, që mbajnë vulën e origjinalitetit. Bëhet fjalë për vip-at e Hollivudit, për modën e unzave të martesës dhe përkujdesjen e tepruar që modeli i tyre të mos ketë një të ngjashm. Duke filluar nga Kethrin Zeta Xhons, e deri tek personalitetet më pak të njohura në Shqipëri si Hilari Daf, mbajnë në gisht unazat e martesës, plot finesë e krenari për origjinalitet.

Kethrin Zeta Xhons

Mban në gisht një unazë të shekullit të 18-të, me emblemën e familjes Dagllas. Të njëjtin model mban në gisht edhe Viktoria Bekam. Kjo unazë është 10 karatëshe, me diamant dhe platin e firmosur nga Fred Leighton. Ajo ka kushtuar 65,000 dollarë.

Bejonse
Edhe pse u martua në mënyrë të fshehtë u përkujdes që unaza e martesës të ishte tërësisht unike. Këngëtarja e martuar me Jay Z. mban në gisht një diamant 18 karat nga firma Lorraine Schëartz. Vlera e tij është 5 milion dollarë.

Maraja Keri
Ashtu si edhe vetë jeta e saj, edhe unaza e martesës është një stili me vlerë reale rreth 2 milion e gjysmë dollarë. Unaza e Kerit është konsideruar si një ndër stolitë më të shtrenjta. E vlerësuar 2 milion e gjysëm dollarë është firmosur JAcob & Co, 17 karat.

Viktoria Bekam
Nuk mund t’i mungonte listës së unazave më të bukura dhe të shtrenjta edhe unaza e Viktoria Bekam, bashkëshortes së futbollistit Dejvid Bekam. Ajo mban në gisht një unazë 3 karatëshe e dizajnuar enkas për të nga Asprey & Garrard, me vlerë 25 mijë dollarë.

Hilari Daf
Biondja bukuroshe është kujdesur që unaza e saj të dallojë nga të tjerat dhe të jetë origjinale edhe në detaje. Ajo mban një unazë 14 karatesh e cila kap vlerën 1 milion dollarë. Krenare ajo është shprehur se askush nuk ka unazë si të sajën.

Heidi Klum
Nënë e katër fëmijëve dhe me një trup perfekt, modelja e Victoria’s Secrret ka zgjedhur të mbajë një unazë me diamant të verdhë 10 karatësh me vlerë 150 mijë dollarë. Entuziaste për këtë zgjedhje, Klum është shprehur e lumtur dhe e kënaqur me zgjedhjen.

Kristina Aguilera
Gjithmonë ka pretenduar për më të mirën dhe për këtë arsye ka zgjedhur të ketë të sajën një unazë të mrekullueshme me diamant të bardhë. Të gjithë shprehen se këngëtarja është kaq e entuziazmuar sa nuk e heq as një çast nga gishti stolinë e mrekulleshme.

Jenifer Lopez
Bukurushja latine ka bërë të sajën një stoli të mrekullueshme që ka kushtuar plot 1 milion dollarë dhe është e përbërë nga diamant dhe platin. Cddo gjë do të dukej perfekte në dorën e saj, edhe pse kjo unazë nuk asnjë gjë që mund të mos bëjë përshtyj

19 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›