E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapelo në bankinë apo në ...tribunë



Anglia zhvilloi një ndeshje të turpshme ndaj Algjerisë, duke mos shkuar më shumë një barazim i varfër pa gola. I konsideruar si një nga favoritët për të fituar Botërorin, formacioni i ideuar nga trajneri Fabio Kapelo dështoi para algjerianëve modestë. Vetëm një gol në dy ndeshje, e për më tepër me një Uejni Runi jashtë forme, është shumë pak për një ekip që ka disa nga lojtarët më të mirë në botë. Anglia ndoqi shembullin e Gjermanisë, që humbi në mesditë me Serbinë. Në fakt, edhe Franca ka zhgënjyer, ashtu si dhe Spanja me Zvicrën. Mediat botërore publikuan edhe në foto ku dy tifozë anglezë me maskën e trajnerit të Anglisë, Fabio Kapelo dhe të ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Neslon Mandela, gjatë ndeshjes Angli-Algjeri.

Spanja-Honduras, temperaturat nën zero

Ndeshjet Spanjë-Honduras dhe Brazil-Bregu i Fildishtë mund të luhen në Johanesburg në temperaturat nën zero gradë, sipas parashikimeve metereologjike për ditët e ardhshme në provincën Gauteng, që përfshin edhe këtë qytet. Spanja do të luajë ditën e hënë, më 21 qershor, ora 20:30. Johanesburg ndodhet 1700 metra mbi nivelin e detit, ndërsa Pretoria, 1400 metra.

Arjen Roben mungon edhe kundër Japonisë

Holanda do të luajë kundër Japonisë me qëllimin e vetëm për të fituar ndeshjen dhe siguruar kualifikimin për një të tetat e finaleve të Kupës së Botës. Trajneri Bert van Marvijk nuk ishte shumë i kënaqur me paraqitjen ndaj Danimarkës (2-0), por fitorja i mjaftoi për të mbajtur vendin e parë në grup. Kundër Japonisë nuk do të jetë sërish anësori Arjen Roben, i cili pritet të luajë disa minuta kundër Kamerunit.

Kamerun -Danimarkë, për jetë a vdekje

Kameruni dhe Danimarka do të diskutojnë midis tyre se kush do të vazhdojë për me tej në Botërorin e Afrikës së Jugut. Të dyja skuadrat i humbën takimet e para, respektivisht kundër Japonisë dhe Holandës. Kush do të humbasë do ti thotë praktikisht lamtumirë Kupës së Botës. Nervozizmi dhe emocionet do të jenë protagoniste në Pretoria.

Xhanluixhi Bufon drejt operimit

Portieri i Italisë, Xhixhi Bufon, mund të operohet. Vetëm një ndërhyrje kirurgjikele mund të zgjidhë përfundimisht problemet e shkaktuara nga ernia diskale. Në dy ndeshjet e tjera në grup, Lipi do të hedhë në fushë Federiko Marketin. Bufon do të bëjë gjithçka për t’u rikuperuar sa më shpejt për këtë botëror, por pas rikthimit nga Afrika e Jugut do t’i nënshtrohet operacionit.

19 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›