Milej Sirus vendos të largohet përkohësisht nga muzika
Këngëtarja dhe aktorja Milej Sirus është duke planifikuar një pushim të shkurtër në karrierën e saj muzikore pas publikimit të albumit të ri, për shkak të mungesës së frymëzimit. Ylli i serialit “Hannah Montana” aktualisht është duke incizuar albumin e saj të tretë që do të dalë në treg në fund të këtij viti. Sidoqoftë, 17-vjeçarja mendon të pushojë përkohësisht, pasi dëshiron që të rikthejë frymëzimin për të vazhduar karrierën e saj në muzikën pop. “Sa më shumë që merrem me muzikë, aq më shumë më largohet frymëzimi për të interpretuar rrymën që më pëlqen . Për këtë arsye, pasi ta përfundoj albumin, do të largohem paksa nga muzika”, tha Sirus për revistën “Teen Vogue”.
18 Mars 2010