Pamela Anderson, beqare dhe e trishtuar: “Më mungon seksi”
“Të jesh beqare nuk është edhe aq keq. E vetmja gjë negative është se më mungon seksi”. Pamela Anderson, 43 vjeçe, ish-aktore e filmit “Baywatch”, në gazetën britanike “Mirror” flet për jetën e saj sentimentale dhe seksuale. “Qetësohem kur bëj seks, ndihem më e çlirët”, por shton se dëshiron në të njëjtën kohë t’u përkushtohet fëmijëve, Brendon dhe Dilan 13 dhe 12 vjeç dhe dëshirave të tyre për lojërat. Aktorja herë pas here është përballur me videot amatoriale porno, fillimisht me Bret Majkëlls, këngëtari i “Poison”, më pas me Tomi Li, bateristi i “Motley Crue” nga i cili u divorcua në vitin 1998. Pas stinës së gjatë të dashurisë me artistin Kid Rok, më 7 tetor 2007, në Las Vegas, Anderson shkoi për herë të tretë para altarit me Rik Salomon, i cili njihet ndryshe si ish-i dashuri i Paris Hilton. Vetëm pas pak muajsh, në shkurt të vitit 2008 ajo kërkoi divorcin nga Salomon. Tani, Pam deklaron se është një romantike e pashërueshme, së cilës i është thyer zemra disa herë. Në fund të intervistës Pamela thotë se nuk e kupton se pse njerëzit mendojnë se ajo është një budallaqe: “Realisht jam shumë inteligjente”.
18 Mars 2010