E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta bashkohet me “G-4”



Teuta u bashkua me Besën, Vllaznisë e Shkumbinin si skuadra e katërta gjysmëfinaliste e edicionit të 58-të Kupës së Shqipërisë, pas barazimit pa gola me Gramozin në “Niko Dovana” në ndeshjen e kthimit. “Djemtë e detit” të dyshes Shehu-Zalla zhvilluan një lojë kryesisht mbrojtëse, e ndaj një Gramozi më të impenjuar për të prekur zonën e Teutës, madje Marko Dos Santos, Marius Ngjela dhe Semir Haxhibuliç ishin pranë golit, ndërsa Vangjel Mile dhe Mirel Çota ishin larg katërkëndëshit kolonjar. Durrsakët, 3-herë fitues të Kupës, u kualifikuan falë golit të realizuar në fushën kundërshtare (nga Bledar Hodo) në takimin e parë të përfunduar 1-1 në asnjanësin “Ruxhdi Bizhuta” të Elbasanit, por me Gramozin si skuadër pritëse, pasi takimi i parë origjinal i zhvilluar në Ersekë u ndërpre në minutën e 32-të për shkak të kushteve atmosferike dhe ai i përsëritur u zhvillua në Elbasan pasi ishte e pezulluar fusha e skuadrës së Agim Canajt. Në atë takimi pas një pjesë të parë pa gola, ishte mesfushori shkodran i Teutës, Eron Hoti (48’), ai që i dha avantazhin e përkohshëm Gramozit, por Bledar Hodo vendosi ekuilibrat në fushë në minutën e 66-të kur shndërroi në gol një penallti të akorduar nga gjyqtari Ervis Peza e të kontestuar fort nga stafi kolonjar, ndërkohë që një prej asistentëve u dhunua për shkak të një anulimi të një goli të shënuar nga ekipi i financuar nga “Taçi Oil International”.
Për Teutën, që eliminoi këtë edicion rekordmenin absolut të kupës, Partizanin, 15-herë fitues, kjo është hera e 17-të që merr pjesë në gjysmëfinale, ndërkohë që ka qenë 9 herë në finale, nga këto 3 herë fituese përkatësisht në vitin 1995, 2000 dhe 2005. Dhe mendoni ky vit quhet 2010. Në rrugën drejt gjysmëfinaleve, në turin e parë Teuta eliminoi Vlorën pas dy fitoreve 2-0 (në tavolinë, ndeshja nuk u luajt në Vlorë) dhe 1-0 në Durrës, ndërsa në turin e dytë Partizanin: barazoi 1-1 në Tiranë dhe fitoi 2-0 në Durrës. Në turin e tretë Teuta eliminoi Gramozin: barazoi 1-1 në ndeshjen e parë (në Elbasan) dhe 0-0 në Durrës, duke u kualifikuar me gol në fushën kundërshtare.

TEUTA

Pjesëmarrëse: në 57 edicione
Në çerekfinale: 37 herë
Në gjysmëfinale: 17 herë
Në finale: 9 herë
Fituese: 3 herë
Finale të humbura: 6 herë

BESA NË KUPË

Pjesëmarrëse: në 52 edicione
Në çerekfinale: 22 herë
Në gjysmëfinale: 11 herë
Në finale: 7 herë
Fituese: 1 herë
Finale të humbura: 6 herë

VLLAZNIA NË KUPË

Pjesëmarrëse: në 57 edicione
Në çerekfinale: 46 herë
Në gjysmëfinale: 28 herë
Në finale: 12 herë
Fituese: 6 herë
Finale të humbura: 6 herë

SHKUMBINI
Pjesëmarrëse: në 21 edicione
Në çerekfinale: 10 herë
Në gjysmëfinale: 4 herë
Në finale: 0 herë
Fituese: 0 herë
Finale të humbura: 0 herë

Shkumbini tenton historinë

Nga katër skuadrat gjysmëfinaliste vetëm Shkumbini nuk e ka fituar asnjëherë kupën. Vllaznia e ka fituar 6 herë (e fundit në vitin 2008), Teuta 3 herë (2005) dhe Besa një herë (2007). Gjithsesi, Shkumbini ka marrë pjesë katër në gjysmëfinale e tenton këtë vit fitimin e trofeut, pasi eliminoi skuadrën më të mirë të Superligës, Dinamon.

TROFETË E GJYSMËFINALISTËVE

VLLAZNIA
6 trofe
1965, 1972, 1979, 1981, 1987, 2008

TEUTA
3 trofe
1995, 2000, 2005

SHKUMBINI
1 trofe
2007

SHKUMBINI
asnjë

FINALET KU JANË PËRFSHIRË
KATËR SKUADRAT GJYSMËFINALISTE

2006-07 Besa-Teuta 3-2
1971-72 Besa-Vllaznia 0-2, 3-4
1980-81 Vllaznia-Besa 5-1, 1-2

18 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›