E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogjani: Berisha si në opozitë, vetëm evidenton problemin

25/03/2010 PS për narkotikët

Partia Socialiste reagoi dje pas deklaratës së Kryeministrit Berisha lidhur me narkotikët. Sipas deputetit të PS-së, Asllan Dogjani, Berisha po vazhdon të sillet si në opozitë për vetë faktin se mjaftohet me evidentimin e problemit, pa marrë asnjë masë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nuk zbaton as ligjet që i harton e miraton Qeveria. “Edhe pse Berisha flet për heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të lëndëve narkotike, praktika ka treguar se nga viti në vit është rritur numri i sipërfaqeve të mbjella dhe është zgjeruar harta e kultivimit të kësaj bime, duke u shtrirë dhe në disa qarqe që nuk ka qenë e njohur më parë”, vlerësoi ai. Në gjykimin e socialistit Dogjani goditjet ndaj trafikut të drogës kanë qenë të ulëta në raport me sasinë e drogave që lëvizin në vendin tonë dhe me rritjen e numrit të përdoruesve, çka tregon se ka rënë fuqia goditëse e policisë. “Rastet e kapjes së drogës, shpeshherë pa autorë, në aksin Gjirokastër-Kakavijë apo të fshatrave përreth kufirit me Greqinë, nuk tregojnë për suksesin e policisë, por dështimin dhe paaftësinë e këtij shteti për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike, kontrollin e territorit, goditjen e grupeve kriminale, kultivuesve apo drejtueseve të tij”, u shpreh deputeti socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›