E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliband: Dy pengjet britanikë në Irak mund të jenë vrarë

Dy pengjet britanikë të mbajtur në Irak, Alan McMenemy dhe Alec MacLachlan ka shumë mundësi të jenë vrarë nga rrëmbyesit e tyre, deklaruan zyrtarët britanikë.
Kjo do të thotë se 4 nga një grup prej 5 britanikësh të rrëmbyer në 2007 tashmë kanë vdekur.
Sekretari iJashtëm Britanik, David Miliband, duke folur së bashku me Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillary Clinton në Uashington, tha se Zyra e Jashtme Britanike kishte informuar familjet e dy pengjeve të 20 korikut se me shumë gjasa ata kanë vdekur.
" Kjo është e bazuar në informacione të besueshme", tha ai.
5 burrat, inxhinieri kompjuterik Peter Moore dhe 4 truprojat e tij u rrëmbuen nga një grup militant Shiite në Ministrinë e Financave në Irak. Grupi kërkon lirimin e disa të burgosurve irakenë. Në qershor, trupat e dy prej pengjeve të vrarë Jason Swindlehurst dhe Jason Creswell u dorëzuan në qeverinë e Irakut. Tani me sa duket janë vrarë gjithashtu Alan McMenemy dhe Alec MacLachlan. Kohët e fundit familjarët e tyre bën një apel emocionues ndaj rrëmbyesve për lirimin e të dashurve të tyre. Që kur britanikët u rrëmbyen dy vjet më parë janë publikuar video të ndryshme të tyre në robëri.
Në shkurt të 2008, një video e transmetuar në telecizionin " Al-Arabia" tregon Moore i cili i bën thirrje kryeministrit britanik, Gordon Brown, për lirimin e 9 irakenëve në këmbim të lirisë së pengjeve.
Ndërkohë përsa i përket Peter Moore, pengu i cili besohet se ende është gjallë, në Uashington Miliband tha se qeveria britanike ishte duke bërë çdo përpjekje për të siguruar lirimin e tij. Sekretari i Jashtëm britanik tha se marrja pengmarrja asnjëherë nuk ka qënë e justifikuar dhe se qeveria britanike nuk do t'u ofrojë lëshime thelbësore rrëembyesve.
Britania u bashkua me Shtetet e Bahkuara në pushtimin e Irakut në vitin 2003, por tani ka tërhequr pothuajse të gjitha trupat e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›