E Diel, 1 Nëntor 2026

Kievi i përçarë për negociatat me Moskën

Kiev - Konflikti për gazin ka përfshirë tashmë edhe udhëheqjen e lartë ukrainase. Sipas DW, Kryeministrja, Julia Timoshenko, synon të marrë pjesë në samitin e krizës të thirrur nga presidenti rus, Dmitri Medvedev në Moska ditën e shtunë. Kundër kësaj është shprehur presidenti i Ukrainës, Viktor Jushçenko. Në një deklaratë të Jushçenkos thuhet se, Rusia është bashkëpërgjegjëse në konflikt, për këtë arsye nuk mund të jetë organizuesja e një takimi në territorin e saj. Në samitin e krizës janë ftuar edhe shtetet e BE-së, si dhe shtetet e tjera, importuese të gazit rus. Ukraina ka përsëritur qëndrimin e saj, se nuk mban përgjegjësi për bllokimin e gazit, që zgjat më shumë se një javë. Kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko: "Nuk ka më kuptim të përsërisim po të njëjtën gjë. Ne nuk e pengojmë transferimin e gazit. Për këtë e mban përgjegjësinë Rusia." Rusia nga ana e saj ka qëndrim të kundërt. Kryeministri rus, Vladimir Putin është shprehur: "Ne e kemi hapur sërish rubinetin e gazit dhe jemi të gatshëm të furnizojmë më gaz vendet tuaja, por është Ukraina ajo që bllokon furnizimin."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›