Miliband viziton sot Kosoven
Shefi i diplomacise britanike David Miliband viziton sot Prishtinen. Ambasada Britanike ne Prishtine, ka njoftuar se vizita eshte nje sinjal i qarte i perkrahjes se qeverise britanike per qeverine e Kosoves dhe perpjekjet e saj per te arritur objektivat e perbashketa. Ne njoftim thuhet se Britania e Madhe deshiron ta shohe Kosoven ne rrugen e saj drejt integrimit euro-atlantik dhe se do vazhdoje te ndihmoje Kosoven per te tejkaluar pasojat e lena nga konflikti. Miliband ne Prishtine takon presidentin Sejdiu, kryeministrin Thaçi, ministrin e jashtem Hyseni dhe zyrtare te tjere.Para Prishtines, Miliband do te vizitoje Beogradin ku do bisedoje me presidentin Boris Tadic dhe ministrin e puneve te jashtem Vuk Jeremic, duke shenuar keshtu viziten e tij te pare si kryediplomat britanik ne Beograd qe nga 2002.