E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliona afrikanë në rrezik vdekjeje

Një krizë e vazhdueshme e
urisë dhe rritja e numrit
të të infektuarve me virusin
HIV në Afrikë përbëjnë një
lidhje vdekjeprurëse po shkatërron
jetën e miliona njerëzve dhe
ekonomitë e një numri të madh
të vendeve të kontinentit afrikan.
Sipas një raporti të Programit Botëror
të Ushqimit të publikuar dje,
ky kombinim do të përkeqësohet
nga kriza botërore financiare, e
cila mund t‘ua rrudhë edhe më
dorën donatorëve të ndryshëm
në lidhje me ndihmat ushqime
dhe kujdesin shëndetësor. Kjo
do të bëjë që miliona afrikanë të
zhyten dhe më thellë në skamje e
varfëri, në sëmundje dhe vdekje.
Rritja e çmimeve të ushqimit në
Autobomba në Pakistan: vriten
18 civilë e plagosen 70 të tjerë
fillim të këtij viti ka përkeqësuar
situatën dhe sot më shumë se
kurrë këto vende kanë nevojë
për një ndërhyrje shumë më të
madhe se më parë nga ana e
organizatave të ndihmave. Ky
vit, sipas studimit, shënon një
përshkallëzim të rëndë të situatës
së urisë dhe asaj të injektimit
me sëmundjet ngjitëse si dhe të
lindjeve të parakohshme, të cilat
të gjitha përfundojnë në raste
vdekjesh. Një ndër sëmundjet
që po bën kërdinë, sidomos në
Afrikën subsahariane është edhe
tuberkulozi. Shifra tronditëse
vdekjesh vijnë nga gratë dhe vajzat
e moshave nga 15 deri 45 vjeç.
Ajo çka përbën rrezik të madh
është se shumë qeveri donatore
të programeve të ndihmave dhe
të ushqimit për shkak të vështirësive
financiare kanë hequr
dorë nga dhënia e ndihmave
dhe kjo sipas Programit Botëror
të Ushqimit do të ishte fatale
për jetën e miliona njerëzve në
Amerikë. Vitet e fundit, numri
i personave që varen nga programet
e ndihmave ushqimore
është rritur shumë dhe pritet
që ai të rritet ndjeshëm edhe në
vitet në vijim. Më e keqja është se
nëse do të pakësohen ndihmat
do të rritet jo vetëm numri i të
vdekurve dhe të sëmurëve, por
këto vende që kanë një popullsi
në gjendje të tillë rrezikohet të
shndërrohen në pika konfliktesh
dhe trazirash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›