Autobomba në Pakistan: vriten 18 civilë e plagosen 70 të tjerë
18 persona janë vrarë dhe rreth 70 të tjerë janë plagosur
pas shpërthimit të një autobombe në qytetin verior të
Pakistanit Peshawar. Shpërthimi ka ndodhur në një zonë të
populluar me njerëz jashtë një xhamie shiite në afërsi të një
qendre tregtare. Ende nuk dihet se kush janë organizatorët
e një masakre të tillë, por mund të supozohet se sa ndodhi
është pjesë e dhunës sektare që karakterizon shpesh
Pakistanin me luftime dhe shpërthime të ndryshme në
qendrat e qyteteve. Eksplozivi ka shpërthyer në mesin e një
turme njerëzish që po merreshin me përgatitjet e festimit të
Kurban Bajramit. Sipas dëshmitarëve, ishte një shpërthim
i tmerrshëm i shoqëruar me një zhurmë të madhe dhe i
pasuar nga një kaos dhe ulërima njerëzish. Sipas burimeve
të policisë, mund të bëhet fjalë për një sasi eksplozivi 20-30
kilogramësh.