Qeveria lehtëson procedurat për pronat
Për të regjistruar një pronë, tani e tutje do të duhen jo më 30, por vetëm shtatë ditë. Vendimi është marrë dje në mbledhjen task-forcë të Këshillit të Ministrave për reformën rregullatore. Për të aplikuar mbi regjistrimin e një prone, do të ketë thjeshtim të procedurave. Gjatë kësaj mbledhjeje u analizua puna e bërë për legalizimin e procedurave, duke theksuar domosdoshmërinë e lehtësimit të mëtejshëm të procedurave të panevojshme, si dhe uljen e kostos për biznesin. Në këtë kuadër u vendos shkurtimi i afateve të regjistrimit të pronave nga 30 ditë në 7 ditë, si dhe thjeshtimi i procedurave të regjistrimit të pronave.
Ndër të tjera, në mbledhje u diskutua dhe u vendos përgjysmimi i dokumentacionit të kërkuar për procedurat e zhdoganimeve për importet dhe eksportet. Në mbledhje u diskutua gjithashtu për procedurat e regjistrimit on line të biznesit, si një tjetër hap për thjeshtimin e të bërit biznes në Shqipëri dhe luftën kundër korrupsionit. Mbledhja u drejtua nga Kryeministri Berisha, i cili kohët e fundit po i kushton një rëndësi të veçantë çështjes së pronave, duke e përdorur si një tjetër gur të fortë në vitin elektoral në të cilin ndodhet qeveria.