Miliona francezë në votime për presidentin e ri

Kandidati Hollande sipas sondazheve të zhvilluara është kandidati që mund të fitojë zgjedhjet, por pas votimeve të sotme, dy kandidatët kryesor do të duhet të përballen edhe me një raund tjetër votimesh, që do të zhvillohen më 6 maj.
Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 me orën lokale dhe do të mbyllen në qytetet e mëdha në orën 20:00. Rreth 44,5 milionë zgjedhës janë thirrur të votojnë për të zgjedhur dy finalistët mes 10 kandidatëve në listë. Pasi ka siguruar që prej disa muajsh një fitore të gjerë në turin e dytë me 55 për qind të votave, François Hollande ka krijuar një pozicion të fortë në këto zgjedhje për t'u bërë presidenti i parë i së majtës që prej François Mitterrand (1981-1995).
Sondazhet e fundit të publikuara të premten i japin atij një kryesim të lehtë në turin e parë ndaj Nicolas Sarkozy me 28 për qind për Hollande kundër 26 për qind për Sarkozy. Mundësia për mungesën e njërit prej të dyve në turin e dytë të zgjedhjeve duket e përjashtuar, pasi kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen ndodhet shumë prapa me 14-17 për qind të votave.
Ajo do të luftojë për vendin e tretë me elokuentin e së majtës radikale, Jean-Luc Mélenchon, zbulimi i kësaj fushate dhe të moderuarin, François Bayrou, i cili ka një distancë të konsiderueshme me 11 për qind të votave.
Analistët kanë paralajmëruar për një përqindje të lartë të abstenimeve që pritet të jenë më shumë se 25 për qind nga disa institute. Shenjë mosbesimi për një pjesë të francezëve kundrejt klasës politike, të cilën e gjykojnë të pafuqishme për përballimin e krizës./Start/
2012-04-22 09:45