E Diel, 1 Nëntor 2026

Militanët talebanë në sulm ndaj kryeqytetit afgan

Militantët talebanë kanë nisur një sulm në kryeqytetin afgan Kabul, duke shkaktuar një sërë shpërthimesh e duke bërë që në këtë qytet të nisë beteja e armatosur. Luftimet janë regjistruar në një zonë përreth pallatit presidencial, pranë hotel Serenas, Bankës Qendrore dhe Ministrisë së Drejtësisë. Dhjetëra njerëz të armatosur, disa të veshur me jelekë të pajisur me lëndë shpërthyese, sulmuan disa objektivë në kryeqytetin afgan, në këtë fillimjavë, në një operacion të komanduar. Të shtënat e armëve dhe zhurmat e fuqishme të shpërthimeve janë dëgjuar në të gjithë kabulin, ndërsa bëhet fjalë për sulmin më të rëndë në këtë qytet në thuajse një vit. Shpërthimi i një autobombe përpara një qendre tregëtare ka provokuar viktima, duke vrarë sipas autoriteteve afgane, një fëmijë , një polic e një ushtar. Talibanët kanë marë përgjegjësinë për sulmet, që nisën ndërkohë që disa anëtarë të kabinetit të preisdentit afgan Hamid Karzai, po bënin betimin. Forcat afgane kanë rrethuar disa zona të qendrës së Kabulit. Një burim i sigurisë tha se deri në 30 sulmues talebanë mund të jenë përfshirë në përleshje dhe tre persona janë vrarë . Raportohet gjithashtu se forcat e NATO-s janë duke asistuar forcat afgane të sigurisë në sigurimin e një zonë pranë bankës qendrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›