E Diel, 1 Nëntor 2026

Kim Jong Un mbajti fjalimin e parë drejtuar kombit

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, mbajti fjalimin e tij të parë publik në televizion, ndërsa festime u realizuan në kryeqytetin Phenian me rastin e 100-vjetorit të lindjes së “babait themelues” të kombit.

Në fjalën e tij, Jong-Un nderoi kujtimin e gjyshit të tij, Kim il-Sun dhe babai të ndarë nga jeta në dhjetor 2011, Kim Jong-Il.

Ai gjithashtu vlerësoi doktrinën e “ushtrisë mbi të gjitha’,e cila sipas tij, “ka lejuar kombin që të mbijetojë mes kërcënimesh të panumërta”.

Gjatë paradës së madhe ushtarake në sheshin kryesor të Phenianit gjithashtu u zbulua një model të ri raketash me rreze të gjatë veprimi.

Paraqitja e këtyre raketave përbën një lloj kompensimi publik, pas reputacionit të dëmtuar nga dështimi i lëshimit të një sateliti në hapësirë, më parë gjatë javës.

Jong-un, gjithashtu aludoi se 25 milionë banorët e vendit të tij nuk do të vuajnë më nga problemet e shumta ekonomike. “Nuk do të jetë më nevoja të shtrëngojmë rripin”, tha ai. Megjithatë, befasia e vërtetë nuk ishin fjalët e tij, por vetë fjalimi, që në kohën e Kim Jong-Ilit mungoi për 17 vite me radhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›