Homazhe për Titanikun

Në Halifax të Kanadasë, ku janë varrosur 150 viktima të Titanikut, kambanat e kishës kanë shënuar momentin e fundosjes.
Në vendin ku është ndërtuar Titaniku, në Belfast të Irlandës, u hap një kopsht përkujtimor.
Rreth 300 njerëz kanë marrë pjesë në një memorial në Linchfield të Anglisë, pranë shtëpisë së kapitenit të Titanikut, Eduard Smith.
Las Vegasi, San Diego, Huston, Singapori, Irlanda dhe Britania janë midis vendeve ku 100-vjetori ka mbledhur me mijëra persona, të cilët kanë vendosur lule dhe janë lutur në muzetë dedikuar “Titanikut”.
Dy javë më parë, në Belfast, Irlandën e Veriut, u hap edhe muzeu më i madh në botë përkushtuar anijes, i cili ka rikrijuar disa prej ambienteve më të famshme siç ishin realisht në “Titanik”.
Muzeu që kushtoi 150 milionë dollarë për t’u ndërtuar, ka tërhequr në ditët pas hapjes së tij plot 45 mijë vizitorë.