E Diel, 1 Nëntor 2026

Milito, Princi kanibal: Dua të fitoj gjithçka

Bomberi Sulmuesi argjentinas ka uri për të tjerë trofe

Diego Milito u është bashkuar shokëve në Filadelfia prej pak ditësh, por është i karikuar në prag të sezonit të ri: “Kam një kujtim shumë të bukur dhe të freskët, që është sezoni i kaluar, tha ia, por do kthehemi në Milano dhe do të fillojmë të mendojmë për edicionin e ardhshëm. Nuk kënaqem kurrë, do të provoj sërish të fitoj gjithçka”. Në lidhje me Beitezin: “Kemi bërë një bisedë. është një trajner i madh, me shumë eksperiencë”. Milito, pas një sezoni si protagonist, i kulminuar me dopjetën në finalen e Champions, nuk ka ndryshuar: “Jam gjithnjë i njëjti, me stimuj dhe objektiva të rinj. Nuk kam ndryshuar, madje besoj se kam të njëjtën dëshirë gjithnjë”. Princi ka folur edhe për marrëdhënien me Maradonën, ish-trajnerin e Argjentinës, që nuk i dha hapësirë në botëror: “Janë zgjedhje të trajnerit, që duhen respektuar. Të gjithë ishin sulmues të mëdhenj dhe për trajnerin është e vështirë të zgjedhë cilin do të zbresë në fushë. Largimi i Diegos ishte një surprizë, por ne gjithsesi u ndamë shumë mirë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›