E Diel, 1 Nëntor 2026

Mançester Junajtid merr meksikanin Hernandez

Angli “është një ëndërr të bëhesh pjesë e një klubi të tillë”

Mançester Junajtid ka bërë të tijin një tjetër talent, duke blerë sulmuesin meksikan Havier Hernandez. Futbollisti 22-vjeçar, i cili ra në sy me performancën e tij gjatë Botërorit 2010, ka bindur trajnerin Aleks Ferguson për ta transferuar atë në Premier League nga skuadra Chivas. Detajet e këtij transferimi janë mbajtur të fshehura nga të dyja palët, por mediat meksikane bëjnë të ditur se klubi anglez ka paguar 7 milionë paund për të pasur shërbimin e sulmuesit, i cili u cilësua si një nga zbulimet e Botërorit 2010. Vetë futbollisti është shprehur i lumtur për transferimin e një prej klubeve më të mëdhenj të botës. “është një ëndërr të bëhesh pjesë e një klubi kaq të rëndësishëm. Jam i lumtur dhe tani dua të punoj shumë për të shpërblyer besimin në skuadrën e re”, ka thënë Hernandez. Ndërsa trajneri Ferguson shprehet i bindur për talentin e futbollistit meksikan, që sipas tij do të ketë një të ardhme të sigurt te “Djajtë e kuq”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›