E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milito mirëpret Lavezzin

Sulmuesi Diego Milito ka mirëpritur mundësinë e bashkimit me Ezequiel Lavezzir në Inter sezonin e ardhshëm.

Ylli i Napolit pritet të largohet nga San Paolo gjatë afatit kalimtar të verës derisa kërkohet nga Inter dhe Paris Saint-Germain.

“Më pëlqen të luaj me kampionë dhe Lavezzi është një prej tyre. Ai është futbollist i cili mund ta bëjë dallimin por me sinqeritet ju them se nuk kam biseduar me të rreth mundësisë së transferimit të tij në Inter”, deklaroi Milito për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›