E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milito synon pozitën e tretë

Përfundimi në pozitën e tretë është ende objektiv në Inter, ka deklaruar sulmuesi Diego Milito pas fitores 2-1 ndaj Sienës të mërkurën.

Nerazzurrët janë në pozitën e shtatë në Serie A, por kanë vetëm gjashtë pikë më pak se Lazio në pozitën e tretë, vendin e fundit që siguron kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

“Shpresoj që kjo përvojë të na ndihmojë. Do të luftojmë deri në fund të sezonit për të arritur objektivin, pozitën e tretë”, deklaroi Milito i cili realizoi të dy golat ndaj Sienës dhe arriti në kuotën e 20 shënimeve gjatë këtij sezoni në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›