E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milloshoski: Dinamikë e re për çështjen e emrit

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski deklaroi sot se negociatat për çështjen e emrit do të zhvillohen me një dinamikë më të përshpejtuar. "Pavarësisht axhendës së ngjeshur, ne presim të zhvillojmë takime me homologët tanë grekë, në mënyrë që të japim kontributin tonë në zgjidhjen e çështjes së ndërmjetësuar nga Metju Nimiç", ka pohuar Milloshoski.
Shefi i diplomacisë maqedonase u shpreh se Shkupi zyrtar është i gatshëm të tregohet konstruktiv në dialogun me Greqinë, në mënyrë që procesi i negociatave të hedhë hapa para.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›