E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Mitrovicë janë dëmtuar dy vetur të EULEX-it

Mitrovicë - Edhe pse situata paraqitet relativisht e qetë, në Mitrovicë nuk kanë munguar rastet e dhunës dhe vandalizmit. Gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar dy incidente. Sipas Policisë së Mitrovicës, gjatë dy ditëve të fundit janë dëmtuar dy vetura pronë e EULEX it. Rasti i parë i dëmtimit kriminal është regjistruar të mërkurën në veturën e parkuar, pronë e EULEX it, në rrugën "Avni Shabani". Sipas policisë, një rast i ngjashëm i dëmtimit kriminal të veturës, gjithashtu pronë e EULEX it, është regjistruar, rreth orës 21:00, në veturën e parkuar në parkingun përballë ndërtesës së UN it, në rrugën "Adem Jashari", në Mitrovicë. Vetura e cila ishte parkuar aty, rreth orës 17:00, është identifikuar me dëme materiale të shkaktuara në tri gomat e saj.

Policia ende nuk ka arritur të identifikojë autorët e incidenteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›