Milo: Beteja e opozitës për institucionet, në Kuvend
Kryetari i PSD-së, Paskal Milo, deklaroi pas takimit se “opozita duhet të koordinojë qëndrimet dhe besoj se beteja për të mbrojtur institucionet kushtetuese duhet të zhvillohet në Kuvend”. Kreu i PDS-së, Milo, ka qenë kundër idesë për bojkotimin e punimeve parlamentare, duke kërkuar që beteja të zhvillohet në tempullin shqiptar të demokracisë. “Demokracia Sociale ka shprehur në këtë takim mendimin se është e nevojshme, madje domosdoshmërish që opozita të koordinojë qëndrimet e saj në Kuvendin e Shqipërisë, përmes marrjes së iniciativave të tjera, përpos asaj që u propozua nga PS-ja. Mendimi është që, beteja duhet të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë, për të mbrojtur institucionet kushtetuese, për t’u dhënë atyre garanci për të funksionuar në mënyrë të lirë dhe kushtetuese”. Sipas Milos, takimi i djeshëm ka shënuar hapin e parë drejt hedhjes së hapave të tjerë shumë më të rëndësishëm në të ardhmen për koordinimin e qëndrimeve dhe veprimeve të opozitës shqiptare. Kreu i PDS-së ka lënë takimin dhe është larguar menjëherë pasi kreu i LSI-së, Meta është larguar. PDS është një parti politike, e cila bën pjesë në grupin parlamentar “E Majta për Integrim”, ku bëjnë pjesë partitë LSI dhe PAD. Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, nuk ka preferuar të bëjë komente në lidhje me takimin e zhvilluar dje mes drejtuesve të partive opozitare parlamentare. Kreu i PSD-së, Gjinushi, ka mbështetur idenë e Ramës për zhvillimin e një proteste në emër të të gjithë deputetëve të opozitës.