E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga ish-policit për trafik

 

KORÇE - Arrestohet nga policia e Korçës ish-efektivi i kufirit, Edmond Ago. Banori i fshatit Cangonj, 40 vjeç, është dënuar në mungesë me 7 muaj e gjysmë burg, me akuzën e implikimit në dosjen e trafikut të klandestinëve. Më 19 korrik të këtij viti, një aksion i organizuar nga Policia e Shtetit çoi në pranga 8 persona, mes të cilëve 3 punonjës të Policisë Kufitare të Kapshticës. Bashkë me Agon ata u akuzuan se u krijonin lehtësi klandestinëve për të kaluar drejt shtetit fqinj, Greqi. Pas identifikimit, 40-vjeçari u shpall në kërkim, për t'u ndaluar mbrëmjen e së martës në fshatin e tij, që goditi një rrjet trafiku klandestinësh që ushtronte veprimtarinë e tij në doganën e Kapshticës. Mes 8 të arrestuarve ishin edhe tre policë të Policisë Kufitare, të cilët kryenin shërbimin në pikën e kalimit të kufirit në Kapshticë. Hetimi e gjykimi për Agon u zhvilluan në mungesë, për veprën penale "ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", për të cilën u dënua me 7.5 muaj burg.                                         j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›