Zgjedhjet, programet e 4 koalicioneve
Më 28 qershor, shqiptarët do të duhet të hedhin votën për partinë dhe koalicionin që do të qeverisë Shqipërinë në katër vitet e ardhshme. Teksa ndodhemi 13 ditë nga zgjedhjet, gazeta "Shqip" bën të mundur ballafaqimin e premtimeve elektorale të katër koalicioneve që do të garojnë në zgjedhje. Të detajuara janë angazhimet qeverisëse të koalicionit të drejtuar nga PS nën siglën "Bashkimi për Ndryshim"; koalicionit të drejtuar nga PD nën siglën "Aleanca e Ndryshimit"; koalicioni i drejtuar nga LSI nën siglën "Aleanca Socialiste për Integrim" dhe koalicioni i "Poli i Lirisë". Partia Socialiste e ka bazuar në shtatë pika programin e saj qeverisës ku vëmendja më e madhe fokusohet te punësimi dhe ekonomia. Për të rritur punësimin dhe rritjen ekonomike, programi i PS synon mbështetje për industritë vendase dhe krijimin e kushteve për investitorët e huaj, njëkohësisht edhe mbështetje për industritë që punojnë për eksport. Synohet një rritje ekonomike 2-4%, ndërsa pas vitit 2010 7%. Sa i përket arsimit prirjet janë për të ndjekur modelin e sistemit slloven, transport falas, heqje të barrierave ekonomike për familjet e varfra, rritje të investimeve për këtë fushë. Sa i përket shëndetësisë, programi socialist synon sistem shëndetësor ku të gjitha janë të mbuluara me kujdes shëndetësor që financohet nga buxheti i përgjithshëm. Ministria e Zhvillimit Rural, një ministri e re që do të krijohet me fillimin e qeverisjes socialiste dhe do mbështesë drejtpërdrejt bujqësinë. Në lidhje me turizmin, programi thekson përmirësimin e infrastrukturës rrugore, në rikuperimin të një qendre të trashëgimisë kulturore. Programi synon krijimin e fondit të Integrimit Social. Premtohet përgjysmimi i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike, barazimi i pensioneve fshat-qytet. Programi i Partisë Demokratike ka për thelb liberalizimin e vizave, hapjen e 160 mijë vendeve të reja të punës, ndërtimin e të gjitha akseve kombëtare që lidhin qytetet e vogla me Tiranën, vendosjen e pensionit minimal të fshatit jo më të vogël se 100 dollarë dhe reformat në shëndetësi dhe arsim. Përveç liberalizimit të vizave, që përpos vullnetit të qeverisë shqiptare kërkon edhe vendimin konsensual të ndërkombëtarëve, dy pikat ku të djathtët kanë premtuar se do të punojnë maksimalisht në mandatin e ardhshëm janë punësimi dhe shëndetësia. Është premtuar nga Partia Demokratike që do të shtohen 160 mijë vende pune. Sakaq, PD angazhohet se brenda vitit 2013 do të asfaltohen të gjitha rrugët e komunave drejt akseve kombëtare dhe të gjitha rrugët e fshatrave drejt qendrave të komunave. Demokratët premtojnë se në katër vitet e ardhshme, pensioni i fshatit do të barazohet me pensionin e qytetit, ndërsa do të rritet edhe granti për fshatin. Koalicioni i drejtuar nga LSI-ja premton se do të hapë 100 mijë vende të reja pune. LSI angazhohet se do të heqë pagat e referencës dhe do të përjashtojë nga tatim-fitimi për 3 vjet të gjitha bizneset e reja që punësojnë mbi 5 mijë punëtorë. Në fushën fiskale, LSI premton zero tatim mbi të ardhurat për pagat deri në 25 mijë lekë të reja. Një tjetër premtim është ulja e TVSH-së nga 20 në 10% për ushqimet bazë. Ky grupim politik premton miratimin e ligjit për moshën e tretë dhe dyfishim të pensioneve brenda katër viteve. Ish të përndjekurit politikë mbeten në vëmendjen e programit të grupimit "Poli i Lirisë", pronat po ashtu. Një hapësirë të rëndësishme në program zë ekonomia, bujqësia, ndërtimi i infrastrukturës dhe energjia po ashtu. Politikat sociale zënë vend kryesor në programin e "Polit të Lirisë" për t‘u ardhur në ndihmë sa më shumë shtresave në nevojë. E.A/A.TH/E.Gj.
Programi i Partisë Socialiste
Punësimi, ekonomia
-Do të mbështesim industritë prodhuese vendase me ndihmë për investimet e huaja, për industritë që punojnë për eksport
-Rritje ekonomike në vitin 2010, synojmë një rritje 2- 4%, ndërsa pas vitit 2010 rritje mbi 7%
-Nuk do të ketë rritje taksash në qeverisjen e PS
Pronat
-Sfida të mëdha mbeten zgjidhja definitive e çështjes së pronësisë, krijimi i një force punë të aftë për nevojat e reja të tregut të punës për teknologji të reja që sjellin vlerë të shtuar
Arsimi
-Për bazë do merret modeli slloven. Do të ndihmohen fëmijët dhe prindërit e tyre për transport falas, më shumë klasa
-Do të hiqen barrierat ekonomike, duke ofruar falas libra dhe të tjera mjete të nevojshme didaktime për fëmijët e familjeve të varfra
-Shumë më tepër para publike për arsimin e shqiptarëve, duke i çuar shpenzimet e buxhetit për arsimin në të paktën 5% të Produktit të Brendshëm Bruto
Shëndetësia
-Një sistem shëndetësor ku të gjitha janë të mbuluar me kujdes shëndetësor dhe që financohet nga buxheti i përgjithshëm
-Spitalet tona, veçse vende ku merret mjekim të jenë edhe vende ku dëshmohet se çfarë solidariteti ka shoqëria jonë
Fshati
-Ndërhyrje komplekse për të mbështetur bujqësinë, shoqëruar me një ndihmë të integruar për arsimin, shëndetësinë, furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet e ujërave të zeza, rrugët, administrimin e mbetjeve urbane, si dhe ruajtjen e pasurive mjedisore
Turizmi
-Synojmë që turizmi ynë të jetë gjithë i përvitshëm, të shtohet numri i turistëve që vijnë nga vendet jofqinje
-Qeveria synon përmirësimin e infrastrukturës, pastrimin e akseve rrugore nga mbeturinat urbane dhe në moslejimin e ndotjeve të reja, në sistemimin e kanalizimeve në të gjithë bregdetin tonë, si dhe në bregliqenet
Kohezioni social
-Do të ngremë Fondin e Integrimit Social. Ky fond do të zëvendësojë lëmoshën e sotme të ndihmës ekonomike me mundësi për formim profesional, për punë në komunitet etj.
-Barazim pensionesh me uljen e numrit të familjeve që marrin ndihmë ekonomike.
-Përfitim të barrëlindjes për çdo nënë që sjell një fëmijë në jetë
Programi i Partisë Demokratike
Lëvizja e lirë
-Heqje e vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian brenda vitit të parë të mandatit të dytë.
Punësimi
-Brenda katër viteve të ardhshme PD premton të punësojë 160 mijë qytetarë, nga 80 mijë që u punësuan në vitet 2005-2008.
-Fushat të cilat do të prodhojnë më shumë vende të reja pune do të jenë industria, bujqësia dhe ndërtimi.
-Gjashtë parqe industriale që do të ndërtohen, do të punësojnë dhjetëra mijëra qytetarë. Janë gati për t‘u ndërtuar 320 hidrocentrale të reja.
Biznesi
-Biznesi i vogël do të ketë një zhvillim të madh.
-Do të bëhen privatizimet që të fuqizojmë biznesin e madh
-Do të privatizohen të gjithë sektorët strategjikë
-Shqipëria do të ketë revolucionin industrial më të fuqishëm dhe më të shpejtë.
-Shqipëria do të bëhet një nga vendet më të zhvilluara industriale, duke respektuar standardet më maksimale të mjedisit
Infrastruktura
-Deri në vitin e fundit të mandatit tjetër do të përfundojnë së ndërtuari ose së rikonstruktuari të gjitha akset kombëtare
-Brenda vitit 2013 do të asfaltohen të gjitha rrugët e komunave drejt akseve kombëtare dhe të gjitha rrugët e fshatrave drejt qendrave të komunave
-Çdo cep i vendit do të lidhet me Tiranën për jo më shumë se 2 orë e 30 minuta. Brenda 2 viteve përfundon lidhja energjetike me Kosovën
Pagat dhe pensionet
-Do të vazhdojë rritja e pagave dhe pensioneve. Nuk do të ketë pension në vend nën 100 dollarë
Fshati
-Rrugët e të gjitha fshatrave do të lidhen me komunat. Pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit.
-Do të rritet granti për fshatin. Do të investohet në sistemin e ujitjes. Ultësira bregdetare dhe kodrat do të jenë pjesë e projektit të ullirit.
Shëndetësia dhe arsimi
-Shëndetësia do të jetë prioritet i mandatit të dytë të Partisë Demokratike.
-Do të rriten investimet në arsim.
Programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim
Punësimi
-Në katër vitet e ardhshme, LSI do hapë 100 mijë vendeve të reja pune të qëndrueshme.
-Do hiqen pagat e referencës
-Përjashtim nga tatim fitimi për 3 vjet të të gjitha bizneseve të reja që punësojnë mbi 5 punëtorë
Politikat fiskale
-Zero tatim mbi të ardhurat për pagat deri në 25 mijë lekë të reja
-Ulje e TVSH nga 20 në 10% për ushqimet bazë
-Subvencionim deri në 50% të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit fasonë deri në dhjetor 2011
-Heqje tatim fitimi për fasonët deri në 2010
Bujqësia
-Dyfishim i buxhetit për bujqësinë brenda 2010 dhe subvencionim nga 25-50% të imputeve bujqësore
-Subvencionim direkt fermerët për produktin deri në 20%
-Krijimin e fondit të garancisë për kreditimin e fermerëve
-Dhënien e certifikatës së pronësisë të gjithë fermerëve të paregjistruar
Arsimi
-Dyfishim i buxhetit për arsimin, nga 3.5% që është sot në 5% të GDP
-Asnjë shkollë pa ngrohje dhe standarde të mësimdhënies
-Dhënia e statusit të mësuesit dhe profesorit dhe dyfishim i pagës së mësuesit
Shëndetësia
-Do sigurohet përmbysja e situatës aktuale të shëndetësisë
-Nga 2.2% të GDP në 09 do të shkojë në 4.4% të GDP deri në 2013
-Barna të sigurta dhe të shumëllojshme dhe shërbim shëndetësor dhe në fshatrat më të largët
-Kontroll sanitar dhe epidemiologjik që garanton jetë të shëndetshme të qytetarëve
Mbrojtja sociale
-Do miratojë ligjin për moshën e tretë
-Do dyfishohen pensionet brenda katër viteve
-Do miratohet statusi i ish-ushtarakut, minatorit dhe naftëtarit
Programi i grupimit "Poli i Lirisë"
Drejtësia
-Forcim i përgjegjshmërisë dhe ndershmërisë të pushtetit gjyqësor nëpërmjet rritjes së transparencës për publikun
-Ekzekutimin brenda afateve ligjore të vendimeve nga Përmbarimi. -Futja me ligj, sipas përvojës perëndimore, e investigimit dhe hetimit, sidomos të çështjeve penale, me prokuror dhe hetues "privat"
Rendi
-Rritje e profesionalizmit të Policisë të Shtetit. Depolitizimi total i strukturave të Rendit.
-Garantimi i statusit të punonjësve të rendit publik. Krijimi i xhandarmërisë. Lufta kundër krimit të organizuar e trafiqeve
-Çarmatimi i popullsisë. Pajisja e të gjithë shtetasve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike
Ish të përndjekurit
-Krijimi i një Instituti Studimor për krimet e komunizmit për studimin dhe publikimin e këtyre krimeve
-Ligj për dënimin e krimeve të komunizmit dhe hapjen e dosjeve të policisë politike (Sigurimi i Shtetit)
-Dëmshpërblim i viteve të burgut dhe të internimit
Pronat
-Brenda vitit një ligj i ri për pronat, duke e sjellë atë në standardet e BE-së
-Njohje e pronës për të gjithë ish-pronarët, të përcaktohen pronat për kompensim fizik, të përcaktohen çmimet dhe afatet për kompensim monetar
-Lirimi i shtëpive të ish-pronarëve të realizohet brenda vitit 2010
Infrastruktura
-Rishikim i legjislacionit ekzistues në aktivitetin e ndërtimit
-Rishikimi i akteve ligjore që ndalojnë zbatimin e politikave centralizuese për biznesin
Politikat sociale
-Hartim i politikave shoqërore dhe, reformim i sistemit
-Decentralizim i shërbimeve shoqërore, ngritje dhe ofrim i shërbimeve në komunitet
Shëndetësia
-Reformim i plotë i sistemit të sigurimeve të kujdesit shëndetësor, duke dyfishuar kontributet e punëmarrësve dhe punëdhënësve (nga 1.4% secili në 3,4%)