Milo: ”Do të jemi deri në fund për transparencën”
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, u bëri thirrje mbështetësve të opozitës të besojnë deri në fund në kauzën për transparencë. “Fati i Shqipërisë vendoset në këtë shesh, fatin e Shqipërisë e kemi ne në dorë. Kini besim në kauzën tonë, e cila është kauzë e pavdekshme. Nuk ka rrugë tjetër veç qëndresës deri në fund për transparencë, për votën e lirë”, - u shpreh Milo. Ndërkaq, kreu i PDS-së i bëri thirrje kryeministrit Berisha të reflektojë sa më shpejt të jetë e mundur.
5 Maj 2010