E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Kod Etik për fushatën zgjedhore

 

Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, kërkoi dje miratimin e një kodi etik për fushatën zgjedhore. Në një konferencë për shtyp, Milo
komunikoi dhe vendimin për mbajtjen në datën 10 maj të kongresit elektoral të kësaj partie. "PDS me aleatët e saj do të ketë një program të përbashkët, i cili do të çojë koalicionin e fitores në një bashkëqeverisje të suksesshme menjëherë pas zgjedhjeve. Gjithashtu ne mbështesim idenë dhe do të kërkojmë miratimin e një kodi etik edhe brenda koalicionit në këtë fushatë", tha Milo. Ai i bëri thirrje kryeministrit Berisha të mos shfrytëzojë shtetin për fushatën elektorale. "Ne gjithashtu i bëjmë thirrje organeve të rendit dhe çdo punonjësi policie në veçanti që të mos përdoren e të bien pre e presioneve të Berishës për skenarë të tij të mundshëm ogurzinj për zgjedhjet, por të jenë sa më profesionalë dhe në lartësinë e detyrës ndaj shtetit dhe qytetarëve, si në fushatë ashtu dhe ditën e zgjedhjeve", tha Milo. Gjithashtu ai komunikoi se në krye të ekipit elektoral në qarkun e Tiranës është caktuar sekretari politik Artur Duçkallari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›