PS: Me Italine e Greqine, pakt per pensionet
Kryetarja e Grupit parlamentar te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, deklaroi se do te fitojne me 28 qershor, pasi kane nje program te mirestrukturuar, qe eshte garancia e tyre per fitoren dhe qeverisjen e te nesermes se fitores. Deklarata e deputetes socialiste u be dje, gjate nje takimi me banoret e komunes Shirgjan ne Elbasan. "Shqiptaret jane sot te etur per ndryshim, te cilin nuk e pane dot, ne keto vite dhe kjo eshte e kuptueshme. Une e di ashtu si dhe ju, qe e provoni ne shpinen tuaj, se sot nuk jeni me te pasur, po me te varfer se kater vjet me pare, edhe pse qeveria aktuale iu kishte premtuar parajsen", tha Leskaj. Sipas saj, njerezit jane me te varfer dhe kane nje mal me probleme, qe fillojne qe nga ceshtja e pronesise mbi token, e deri te cmimet. "Kjo qeveri dy gjera ua ka dhene me shumice shqiptareve; varferine dhe skandalet qe kane qene te njepasnjeshme, qe nga "Gerdeci". Cdo jave nje skandal korruptiv dhe keto jane djersa dhe mundi i shqiptareve, nuk jane parate e qeveritareve", vleresoi zyrtarja socialiste. Ajo theksoi se 28 qershori eshte dita e ktheses ne jeten e shqiptareve. Leskaj shprehu angazhimin per dy vjet me nje pune shume serioze, per te bere nje program qeverises serioz. "Ne do te lidhim marreveshje me Greqine dhe Italine, per njohje reciproke te periudhes se sigurimit per efekt pensioni, do te thote, ato vite pune qe ke punuar ne Shqiperi te bashkohen me vitet e punes ne emigracion, ne Itali apo Greqi, dhe nese jeton ne keto vende e merr pensionin atje, nese jeton ne Shqiperi e merr pensionin ne Shqiperi", paraqiti nje pike te programit te ri qeverises, Valentina Leksaj. D.Dedej