Sot skadon afati për partitë
Dita e sotme shënon afatin e fundit për subjektet politike të cilat janë të detyruara që të çojnë emrat e përfaqësuesve të tyre për ngritjen e grupeve të numërimit të votave. Problem ende për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbetet ndërrimi i këtyre anëtarëve në momentin e fundit, çka bën që ata që jenë pjesë e procesit pa u trajnuar më parë. Numërimi i votave do të ndiqet për herë të parë nga kamerat, përmes të cilave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë drejtpërdrejt rezultatin. Instalimi i kamerave ka përfunduar në qendrat e numërimit të votave, brenda afatit, dhjetë ditë para zhvillimit të zgjedhjeve.