shkurt,ekonomi
“Eagle Mobile”, mbështetje për fëmijët jetimë
“Eagle Mobile” mbështet fëmijët jetimë. 20 fëmijë jetimë, të cilët kanë arritur rezultate të larta në mësime, pas përfundimit të studimeve universitare do të jenë pjesë e kompanisë celulare “Eagle Mobile”. Kjo është një iniciativë e Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë që ka gjetur mbështetjen e kompanisë celulare. Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë “Eagle Mobile”, Ali Taksin, u shpreh se kompania që ai drejton do të mbështesë fëmijët jetimë, pasi janë e ardhmja e këtij vendi. E pranishme në takim ishte dhe zonja e Kryeministrit, Liri Berisha, e cila u shpreh se kjo është një dhuratë e çmuar për këta të rinj, ndërsa drejtori i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, falënderoi kompaninë “Eagle Mobile” për kontributin e saj. Më pas të gjithë fëmijët kanë marrë dhuratë nga kompania “Eagle Mobile” nga një aparat celular.
Nënstacioni i Selitës, 12 milionë lekë për rikonstruktim
Rikonstruksioni i nënstacionit elektrik të Selitës, me një fond prej 12 milionë lekë, të dhëna nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes të energjisë elektrike, pritet të përfundojë në fund të muajit dhjetor. Burime zyrtare të OSSH-së kanë bërë të ditur se nënstacioni i Selitës do të ketë gjithsej 4 transformatorë me një fuqi instaluese prej 120 megavolt gjithsej. Punimet për rikonstruksionin e nënstacionit elektrik të Selitës kanë nisur në fillim të muajit nëntor të këtij viti. Ky nënstacion do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike në pjesën jugore të kryeqytetit si në zonën e Selitës, rrugën e "Elbasanit", rrugën "1 Maji", Sauk etj. Gjatë vitit 2008 OSSH ka realizuar një sërë rikonstruksionesh për fuqizimin e nënstacioneve elektrike në të gjithë vendin.
Doganat në 11 muaj, 95.5 miliardë lekë në buxhet
Administrata Doganore arkëtoi 95 miliardë e 555 milionë lekë në buxhetin e shtetit për 11-mujorin e vitit 2008, duke realizuar planin në masën 100.1 %. Burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave bënë të ditur se gjatë periudhës janar-nëntor u arkëtuan në buxhetin 86 milionë lekë më shumë se plani. Administrata Doganore Shqiptare arkëtoi në buxhetin e shtetit 95 miliardë e 555 milionë lekë nga 95 miliardë e 469 milionë lekë që ishte plani i përcaktuar nga Ministria e Financave, me një tejkalim prej 86 milionë lekësh ose 0.1%. Krahasuar me realizimin faktik të të ardhurave për të njëjtën periudhë të një viti më parë (janar-nëntor 2007) rritja është 14 % ose 11 miliardë e 361 milionë lekë më shumë.