Klounët, një komedi tek Marubi
>Në kinemanë John dhe James Belushi", kinema e cila funksionon në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi,u shfaq komedia Klounët.Ajo është cilësuar si një ese personale e regjisorit italian Frederico Felini. Në 92 minutat e këtij filmi tregohet jeta e klounëve, që regjisori italian i ka paraqitur në një komedi.
Nostalgjia nis që në fëmijërinë e Felinit. Diku pranë shtëpisë së tij u vendos një trupë cirku. Felini bashkohet me trupën dhe udhëton me ta nga Italia në Francë duke ndjekur klounët më të mëdhenj të gjallë të Europës. Për realizimin e kësaj komedie, regjisori Felini ka përzgjedhur aktorët Anita Ekberg, klounët Riçardo Billi, Tino Scotti, Fanfulla, Dante Maggio, Galliano Sbarra, Nino Terzo, Giacomo Furia etj. Në lidhje me këtë aktivitet të Akademisë Marubi, drejtori Kujtim Çashku u shpreh se është një traditë rreth 5 vjeçare që në kinemanë 'John dhe James Belushi', çdo të enjte të shfaqen filma të regjisorëve të njohur. Kinemaja e kësaj akademie funksionon nga muaji tetor-qershor.