E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo: OSBE na ofroi sistemin holandezo-bullgar

• Kreu i PDS, Paskal Milo dha dje detaje nga takimi që partitë e vogla opozitare zhvilluan me përfaqësues të lartë të OSBE-ODIHR në lidhje me reformën zgjedhore.Aristir LumeziSipas tij, një sistem i aplikueshëm për Shqipërinë është ai holandezo-bullgar. Listat e mbyllura sipas Milos, rrisin klientelizmin e kryetarëve të partive dhe nuk shprehin qartë vullnetin e votuesit. Por kreu i PDS-së, duke komentuar reformën në drejtësi, shprehet se ligji për gjyqësorin tregoi se kishte përpjekje vetëm për të komanduar nga ministri i Drejtësisë gjyqësorin, sipas rotacionit të palëve në pushtet. Ditët e fundit, ju keni zhvilluar takime intensive të përfaqësuesve të lartë të OSBE-ODIHR në lidhje me ecurinë e  reformës zgjedhore. Pati një përcaktim nga përfaqësuesit e lartë të OSBE-ODIHR, të sistemit zgjedhor që do të aplikojë Shqipëria?Në takimin që ne zhvilluam me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, zotin Bosch, na u komunikua drejtpërsëdrejti prej tyre që PD është e prirur drejt një sistemi që ata e quajtën holandezo-bullgar, ndërkohë që përfaqësuesi i PS-së, sipas tyre këmbëngul në sistemin spanjoll. Ne u dhamë atyre shpjegimet përse çështja e sistemit është e rëndësishme, që të mos implikohet me shembuj të vendeve që nuk kanë jo vetëm kompozim etnik të njëjtë, me atë të Shqipërisë dhe homogjenitet demografik me atë të vendit tonë, siç është Spanja, por u kërkua që nën shembullin e modeleve që janë aplikuar në Shqipëri të gjenden ato që janë më të mirat dhe më të përshtatshmet për vendin tonë. Cili ishte rekomandimi i tyre...?Në përfundim të takimit, përfaqësuesit e OSBE-ODIHR, na rekomanduan si zgjidhje më të mirë për kushtet e Shqipërisë sistemin holandez e bullgar, duke pasur parasysh se ky sistem i përshtatet më mirë kushteve të Shqipërisë, por ata theksuan se do të jenë partitë politike parlamentare shqiptare ato që do të vendosin. Po kështu përfaqësuesit në fjalë pasi dëgjuan me shumë kujdes vërejtjet dhe propozimet tona, në fund deklaruan se do të rekomandojnë dhe propozojnë edhe partive të tjera parlamentare, që në përcaktimin e sistemit dhe të elementëve të tjerë që kanë të bëjnë me zgjedhjet të merren në konsideratë interesat e partive që quhen “të vogla”.   Çfarë karakteristikash ka sistemi elektoral holandezo-bullgar?Sistemi holandez, por edhe ai bullgar është një sistem që po qarkullon si variant në Shqipëri për t’u aplikuar dhe është një kombinim i sistemit proporcional me proporcionalin rajonal, që ka parasysh edhe garën rajonale proporcionale, por ka parasysh edhe një listë proporcionale kombëtare. Në këtë mënyrë, nëse do të arrihet do të jetë një zgjidhje që i përafrohet propozimeve që i kanë bërë 10 partitë politike për proporcionalin e personalizuar.Cili ka qenë qëndrimi i përfaqësuesve të OSBE-ODIHR për listat e kandidatëve, si një nga pikat që ka ndarë deri tani partitë e mëdha, PS-PD nga partitë e tjera?Për listat e kandidatëve, për të qenë të hapura apo të mbyllura, ata e shtruan si një çështje që kërkonin mendimin tonë dhe si zoti Gjinushi, zoti Ceka edhe unë, u parashtruam atyre argumentet tona përse është e nevojshme që në Shqipëri listat të jenë të hapura. Sepse ato lejojnë konkurrencën demokratike, ndërkohë që ato të mbyllurat nuk e lejojnë një gjë të tillë dhe bëjnë që partitë të jenë nën gjykimin dhe kontrollin vetëm të individëve të pushtetshëm të partive dhe nuk ofrojnë seleksionimin e tyre nga votuesit gjë që bën që njerëzit, kandidatët, ata që do përfaqësojnë një parti politike, të mos njihen nga elektorati dhe të jenë larg tij. Nuk ka shembull më tipik për vlerën dhe seleksionimin demokratik të kësaj metode nëse kemi parasysh, vitin 2001 kur Partia Demokrate e Reformuar e adaptoi këtë sistem dhe vetë zoti Pollo, kryetari i partisë mbeti jashtë parlamentit sepse deputetët e tij kishin marrë më shumë vota se ai. Kjo ndodhi pikërisht se në këtë parti u aplikua sistemi i listave të hapura. Këto mendime tona ata i mbajtën shënim dhe në përfundim, gjithashtu ata theksuan se në kushtet e Shqipërisë është mëse e dobishme për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm që të ketë komisione teknike të numërimit të votave dhe jo komisione partiake. Nga ne u ngrit çështja e rëndësishme, nga e cila kanë vuajtur të gjitha zgjedhjet shqiptare, ajo e manipulimit dhe e vjedhjeve të votave ndaj dhe ata ishin të këtij mendimi, për numërimin e votave nga komisione teknike të pavarura nga partitë politike.Një nga arsyet pse atakohen listat e hapura nga mbrojtësit e listave të mbyllura, është hyrja e biznesmenëve në kandidim për deputetë, duke u shoqëruar me fonde të padeklaruara në fushatat elektorale..Nëse do të zbatohet ky sistem të mos kihet frikë ashtu siç propagandohet nga dikush që në parlament do të vijnë biznesmenë. Deri tani biznesmenët kanë ardhur nga radhët e dy partive të mëdha, i kemi në parlament, u dimë edhe emrat dhe diçka për bizneset e tyre. Prandaj nëse dy partitë e mëdha kanë frikë nga ardhja e biznesmenëve duhet të kenë frikë pikërisht nga njerëzit e tyre dhe nëse duan të ndalojnë biznesmenët të angazhohen në politikë, le të vendosin një nen në ligjin e ri elektoral që t’i ndalojë ata të kandidojnë. Unë besoj dhe jo vetëm, por dhe kolegët e tjerë që “lepuri fle gjetiu”, është fjala për të reduktuar konkurrencën e partive të tjera politike në zgjedhjet e ardhshme elektorale në disa të ashtuquajtura bastione të dy partive të mëdha dhe të disa njerëzve të caktuar të tyre që duan t’i fitojnë zgjedhjet rehat dhe në këtë mënyrë të administrojnë edhe votat e partive të tjera.Nuk ka mbetur dhe shumë kohë deri në zgjedhjet e 2009, asnjë nga premtimet e qeverisë për karta identiteti dhe lista zgjedhore elektronike. Sa të mundura janë këto kur ende nuk kemi një sistem adresash në vend?Po nuk u realizuan elementët e parë demokratikë të reformës zgjedhore, siç është sistemi dhe gjithë komponentët e tjerë përbërës të një reforme zgjedhore që po diskutojmë sot, po kështu nuk kanë për t’u bërë më pas as edhe elementët qendrorë të reformës zgjedhore siç janë regjistri elektronik dhe kartat e identitetit, sepse jo të gjithë janë të interesuar që të plotësohen parametrat demokratikë të kërkuar për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka dy proverba shumë të njohura, që më vijnë në mendje për këtë kontekst, “ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron” dhe “ujku mjegull do”. Për rrjedhojë, po krijohen të gjitha rrethanat që ujqërit e politikës shqiptare të mund të bëjnë atë punë që kanë bërë për 17 vjet. Edhe pse dy partitë e mëdha pranuan një pakt bashkëpunimi mes tyre për reformën zgjedhore nën presionin e Samitit të Bukureshtit, funksionimi i sistemit gjyqësor, që sapo u përfundua, nuk kaloi përmes diskutimesh të grupeve të interesit, si gjyqtarët, avokatët etj. Sa e qëndrueshme do të jetë kjo reformë pas injorimit të një prej elementëve të saj, debatin e hapur? Unë nuk besoj se do të kemi një reformë shteruese të drejtësisë siç edhe pretendohet, madje do të isha shumë i kënaqur nëse do të kishim hapa përpara të dukshme dhe të prekshme tek reforma në drejtësi, por jo përfundimin e saj. E para sepse reforma në drejtësi që të realizohet me të gjithë komponentët e vet s’mund të realizohet as për një dhe as për dy muaj apo tre muaj. E dyta, reforma më drejtësi vazhdon të konceptohet ende si një fushë ku luftohet nga dy ekipe secili duke llogaritur interesat e veta, pra me pak fjalë drejtësia shihet jo si një institucion dhe pushtet krejtësisht i pavarur, por shihet si një instrument që duhet në një mënyrë ose në një tjetër të kontrollohet nga ekzekutivi që vjen në pushtet sipas radhës. Kjo është një arsye më shumë për të besuar se nuk do të ketë reformë reale por një përpjekje për të paraqitur një reformë sa për konsum në funksion të marrjes së ftesës në Samitin e Bukureshtit. Si gjykoni divergjencat mes KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë..?Vetë fakti që aktualisht po shfaqet më shumë se kurrë më parë një lloj përplasje midis KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, tregon se kjo përplasje nuk është një përplasje individësh të veçantë, por është një përplasje mes dy konceptesh për mënyrën e funksionimit të drejtësisë dhe të raporteve të saj me ekzekutivin. Nëse KLD kërkon që të ketë kontrollin në veprimtarinë e gjykatave dhe inspektorati të jetë atribut i tij, Ministria e Drejtësisë që përfaqëson ekzekutivin, kërkon ta luajë ajo këtë rol gjë që shkon në kundërshtim me principin themelor të ndërtimit të pushteteve që është “check and balance”. Që këtu duket shumë qartë që qeveria aktuale e zotit Berisha në përpjekjet e saj për të shtënë në dorë kontrollin e institucioneve vazhdon të kërkojë që KLD si përfaqësues i një sistemi të pavarur, t’i reduktohen kompetencat, pavarësisht se ai drejtohet nga Presidenti i Republikës. Çdo të thotë kjo? Edhe përkundrejt një presidenti të zgjedhur nga radhët e PD-së, ekzekutivi aktual shqiptar nuk ka besim, por kërkon t’i rrënojë pushtetet dhe atributet kushtetuese që ka.   Falsitet nëse reforma vetëm nga PD-PSKreu i PDS-së u shpreh se nëse dy partitë kryesore, PS dhe PD do tentojnë të kalojnë reformën zgjedhore me votat e tyre në Parlament kjo do të përbënte një falsitet përpara angazhimeve të tyre për samitin e NATO-s. “Ky do të ishte një veprim antikushtetues, do të ishte një shfaqje tipike perverse e politikës së vjetër që do të manifestonte kështu hapur falsitetin e qëndrimeve gjoja evropiane dhe do të ishte një farsë në prag të Samitit të Bukureshtit që do të demaskonte autorët vetë dhe do të sillte një ndëshkim për të ardhmen e saj euro-atlantike. Përveç kësaj unë besoj se do të ishte një lloj tjetër turpi në biografinë politike të individëve të veçantë që frymëzojnë skenarë të tillë dhe që koha shumë shpejt do ta dëshmonte se këta njerëz mendojnë vetëm për interesat e tyre egoiste politike dhe ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›