E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehn: Gati fondi 1 miliard euro për Kosovën

• Një miliard euro janë parashikuar të shpenzohen nga Bashkimi Evropian për Kosovën në një periudhë dy vjeçare.Deklaratën e ka bërë dje Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Rehn ka paralajmëruar edhe se Komisioni Evropian së bashku me Bankën Botërore do të organizojë në qershor të këtij viti edhe një konferencë donatorësh për Kosovën, në të cilën do të konfirmohet gatishmëria edhe për ndihmë financiare nga shumë vende të botës për të ndihmuar republikën e re. Sipas Rehn, plani është që mbi një miliard euro do të ndahen për periudhën prej tani e deri në vitin 2010, qoftë për misionet e BE-së në Kosovë, qoftë për të ndihmuar ekonominë e Kosovës. Pra, kemi nisjen e procedurës dhe nisjen e procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës që nga dita e djeshme siç ishte paralajmëruar. "BE është gati të shpërndajë mjetet e duhura sa për para-hyrjen dhe për stabilitetin… Më tej me kohën ne do të vendosim hapat e tjerë për të parë më me qartësi cila është mënyra më e mirë e përdorimit të mjeteve të komunitetit. Këto janë thjesht hapat e para në procesin e përfundimit të bisedimeve të statusit të Kosovës. Eshtë e qartë se ne do të hedhim hapa të mëtejshëm dhe do të specifikojmë më vonë se çfarë mënyrash dhe mjetesh do të përdorim", shtoi ai. Para deklaratës së pavarësisë nga Kosova, që u bë ditën e diel, Bashkimi Evropian nisi dërgimin e misionit të tij civil dhe ushtarak në këtë vend, më i madhi në historinë e Unionit Evropian, pasi i trembeshin një përplasjeje të fortë me nacionalistët serbë. "Progresi drejt anëtarësimit të BE-së do të thotë gjithashtu progres në zhvillimin e standardeve dhe praktika për një shoqëri evropiane normale, moderne", tha Rehn.Parlamenti Evropian, OK KosovësEuroparlamentarët kanë zhvilluar dje në Strasburg një seancë parlamentare ku janë shprehur në favor të njohjes së pavarësisë  së Kosovës. Do ishte mirë që P.E. të aprovonte një rezolutë të përbashkët pro pavarësisë së Kosovës, por kjo nuk ka qenë e mundur për shkak të pozicionit qipriot. Disa euro-deputetë nga grupi i gjelbër janë revoltuar ndaj qëndrimit diktator të Rusisë në OKB, duke e komentuar këtë si një pikëpyetje mbi legjitimitetin e OKB-së. Ndërsa Doris Pak ka rikujtuar gjenocidin e Millosheviçit, dhe ka deklaruar se vendet evropiane do ta njohin pavarësinë e Kosovës, pavarësisht disave prej tyre që do ta njohin për disa javë, apo Qipros që do t'i duhen 4-5 muaj.SHBA: 335 milionë USD për KosovënNënsekretari amerikan i Shtetit për çështjet politike, Nikolas Bërns, theksoi se Kosova mund të marrë 335 milionë dollarë ndihmë për vitin 2008 nga Amerika, një rritje prej katër herësh në krahasim me vitin e kaluar. Bërns gjithashtu theksoi interesin e Shteteve të Bashkuara për të pasur marrëdhënie të mira me Serbinë dhe për të ndihmuar Beogradin, i cili ka mbetur i izoluar nga pikëpamja diplomatike që nga konfliktet ballkanike të viteve '90, që ta gjejë të ardhmen e tij në Evropë. "Jugosllavia do të shpërbëhej patjetër e ashtu ndodhi. Kjo është pjesa e fundit e mbetur nga ish-Jugosllavia, fakti që Kosova është bërë tani e lirë dhe e pavarur", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›