Ndokaj: Topalli po bllokon Komisionin Hetimor
• Kryetari i Komisionit Hetimor për Përgjimet, Jak Ndokaj, akuzoi dje kryetaren e Parlamentit dhe qeverinë se po bllokojnë punën e këtij komisioni.Komisioni i kishte kërkuar qeverisë dhe Kuvendit t’i vinte në dispozicion dy ekspertë për grupin e kontrollit që do të merrej me përgjimet e bëra për periudhën që ky komision ka nën hetim. Por atyre i është dhënë vetëm një ekspert, duke e bërë të pamundur funksionimin e grupit të ekspertëve. Për këtë veprim të ekzekutivit dhe Kuvendit, anëtarët e komisionit kanë akuzuar këto dy institucione për bllokimin në SHISH të punës për Komisionin Hetimor të Përgjimeve dhe të cilët do të realizojnë vëzhgimet te bërthama e aparaturës së përgjimit. Ndërsa nënkryetari i komisionit, Stefan Çipa, kërkoi shtyrjen e afatit të komisionit edhe për dy muaj, gjë që u mbështet edhe nga Ndokaj.