Zgjedhjet, LSI kundër PD e PS
• Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka atakuar variantin e PS-së për lista të mbyllura në zgjedhjet e ardhshme. “Vetëm përmes një sistemi me lista të hapura, ka kuptim parimi ‘një anëtar-një vot뒔, tha Meta.Aristir LumeziNë një takim me qindra të rinj në qytetin e Fierit, Ilir Meta ka shpërndarë 200 tesera të reja. Edhe kryetari i Komunës Frakull, i cili i përkiste Partisë Socialdemokrate, Viktor Cervenaku, ka kaluar tek LSI, duke lënë teserën e PSD. “LSI do të jetë gjithnjë e hapur për të pritur të gjithë ata që duan të japin kontributin e tyre për zhvillimin e këtij vendi, për integrimin evropian të tij”, tha Meta në takimin me të rinjtë. Por takimet e djeshme në Rrethin e Fierit kanë shërbyer edhe për të përcaktuar qartë dhe në mënyrë zyrtare qëndrimin e LSI-së ndaj reformës zgjedhore, e veçanërisht, ndaj çështjes së listave, të cilat PS i kërkon të mbyllura. “Askush nuk duhet të ketë frikë nga listat e hapura, pasi listat e hapura garantojnë konkurrencën. Vetëm përmes një sistemi me lista të hapura, ka kuptim parimi ‘një anëtar-një votë’”, tha Meta. Kreu i LSI-së paralajmëroi dje se nuk do të lejojë që zgjedhjet në Shqipëri të mos kenë standarde. “Ne nuk mund të lejojmë më që në Shqipëri të mos ketë zgjedhje të rregullta dhe demokratike, siç ka ndodhur prej 18 vjetësh. Ne jemi forcë politike, që nuk u bëmë pjesë e lojës së fëlliqur të Mega-Dushkut apo të trafikimit të votës. Ne kërkojmë që në emër të së ardhmes, në emër të gjithë shqiptarëve, një Reformë Zgjedhore të ndershme, që të shenjtërojë votën e qytetarëve shqiptarë”, tha Meta. Ai u bëri thirrje dy partive kryesore, PS dhe PD që të jenë të kujdesshme me reformën zgjedhore, se “nuk do të lejojmë më asnjë sistem mostër dhe të përçudnuar, që guxon të luajë dhe të deformojë votën dhe vullnetin e shqiptarëve”. Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë pronë e askujt, por vetëm e shqiptarëve dhe veçanërisht e rinisë së këtij populli. Përplasjet Duket se reforma zgjedhore do të ndajë përfundimisht forcat e majta opozitare. Pas injorimit nga PS, të partive të majta dhe tryezës institucionale të saj dhe bërjes së Paktit për bashkëpunim me PD për reformën në drejtësi, duket se ata gjithnjë e më vështirë mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Nëse deri para zgjedhjeve vendore, por dhe zgjedhjes së presidentit, PS konsultohej me partitë e tjera opozitare, për reformën në drejtësi PS la mënjanë tryezën opozitare duke bashkëpunuar me PD e duke u rikthyer kështu tek bipartizani i vjetër. Edhe pas takimeve që partitë parlamentare zhvilluan me përfaqësuesit e lartë të OSBE-ODIHR në Tiranë, qëndrimet e partive jo vetëm nuk kanë konverguar në një pikë të përbashkët, përkundrazi shkojnë larg njëra-tjetrës. LSI shprehet e vendosur ashtu si dhe PDS të mos pranojë listat e mbyllura. ListatListat e kandidatëve për deputetë mbeten pika më e dobët e reformës zgjedhore. E ndërsa PS kërkon në bazë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, lista të mbyllura për të rritur cilësinë e parlamentit të hapur, PD është shprehur dakord me propozimin e PS-së pa dhënë një variant të saj për to. Por ky variant ka gjetur kundërshtim të fortë nga partitë e tjera parlamentare, kryesisht të majta. LSI dhe PDS janë kundër listave të mbyllura, duke u shprehur se ato nuk reflektojnë vullnetin e votuesit shqiptar. AnëtarësimetLSI ka shtuar radhët e saj me 200 anëtarë të rinj në Rrethin e Fierit. Madje kësaj partie i është bashkuar dhe kryetari i Komunës së Frakullit, Viktor Cervenaku, i kandiduar nga PSD në zgjedhjet e 18 shkurtit 2007. Duket se pavarësisht sistemit zgjedhor që do të aplikohet, LSI vazhdon punën e saj në bazë. OSBE-ODIHR Këmbëngulja për lista të hapura vjen edhe pas takimeve që LSI dhe partitë e tjera parlamentare zhvilluan me përfaqësuesit e lartë të OSBE-ODIHR. Në këto takime ata u argumentuan ndërkombëtarëve epërsinë e përdorimit të listave të hapura ndaj atyre të mbyllura që kërkon PS-ja.