Milo: PDS do garantojë ekuilibrin
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo zhvilloi një takim me anëtar dhe simpatizantë të Demokracisë Sociale në Paskuqan të rrethit të Tiranës. Milo u tha të pranishmëve se “Kur votoni për Demokracinë Sociale, votoni për ekuilibrin politik, votoni për qetësinë, votoni për sigurinë tuaj, votoni për një qeverisje më profesionale më të mirë, më të angazhuar sepse Demokracia Sociale që ka 6 vjet që është krijuar dhe ka luajtur rolin ekuilibrues në jetën politike shqiptare dhe nuk ka lejuar që të shfaqen ekstremizma politikë, si në opozitë, ashtu edhe në qeverisje, sepse ne na ka karakterizuar gjithnjë mendësia se Shqipëria nuk mund të bëhet, nuk mund të ndërtohet duke u mbështetur në ekstremitete politike”, tha Milo.