E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: 28 qershori, fitorja e të rinjve

 

Kreu i “G99” Erjon Veliaj, ka vijuar turin e tij elektoral në Rrajcë, Gramsh e Cerrik. Të gjithë të rinjtë do të mblidhen në festë në fatin 28 qershor ka deklaruar Veliaj. “Për një javë, dua që t’ju ftoj të gjithëve të vini tek festa e ndryshimit, mbahet në datën 28 qershor gjatë të gjithë ditës. Është shumë e rëndësishme që kësaj here t’i japim një mësim atyre që kanë 4 vite që na sorollatin e atyre që kanë 18 vite që na humbin kohën e rinisë. T’i tregojmë Shqipërisë se ne të rinjtë e Shqipërisë mund t’ia dalim” - theksoi Veliaj. Takimin e përshëndetën dhe dy pjesëmarrësit e Reality Show, Big Brother 2, Adela dhe Bjordi, të cilët theksuan se më në fund të rinjtë shqiptarë kanë partinë që lufton për interesat e tyre dhe se duhet të ndryshojmë njerëzit që na qeverisin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›