Çfarë është "PAMECA"
• "PAMECA" është Mision Asistence për Policinë, mision ky i Komisionit Evropian për Shqipërinë.Fillimisht u drejtua nga Ministria e Mbrojtjes Civile Spanjolle dhe prej dhjetorit të 2004 ka qenë nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme Federale të Gjermanisë. Është një mision rezident, i përbërë nga 16 ekspertë afatgjatë të BE-së, që janë ose policë ose prokurorë. Ata i japin mbështetje Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit Shqiptar dhe zyrës së prokurorit të Përgjithshëm. Ekspertë të ndryshëm janë "konsulentë strategjikë" mbi çështjet për policinë dhe trajnimin, ndërsa të tjerë japin këshilla mbi menaxhimin e kufirit, krimin e organizuar, antiterrorizmin, rendin publik dhe policinë komunitare. Misioni "PAMECA" mbaron mandatin në fund të këtij viti.