Dosje per vellezerit e presidentit te Tomorit
Arrestimi i dy vellezerve ne Itali, per trafik te lendeve narkotike dhe per sponsorizim te futbollit shqiptar, ka vene ne levizje dhe policine shqiptare. Koleget italiane kane kerkuar disa dite me pare informacion ne lidhje me aktivitetin ne Shqiperi te Afrim dhe Ferdinand Kelit. Burime zyrtare bene dje te ditur, per gazeten “KJ”, se jane zhvilluar hetime ne lidhje me pasurite e vellezerve Keli, sponsorizues te ekipit te futbollit “Tomori”. Aktualisht, agjentet e zyres se Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit dhe ne Drejtorine e Policise Berat kane nxjerre nje dosje, por problemi me i madh eshte identifikimi i pronave te vellezerve te dyshuar, pasi mendohet se kane blere prona te paluajtshme ne disa rrethe te vendit. Mesohet se ata zoterojne, pervec aksioneve ne klubin beratas, edhe disa banesa e siperfaqe toke, pa perfshire ketu llogarite bankare qe do te kerkohen nepermjet zyres kunder krimit ekonomiko-financiar. Kapja e dy shqiptareve ne Torino per krimet e prostitucionit dhe trafikut te droges eshte bere shkak per inicimin e nje hetimi nga prokuroria te cilesuar “Me kembe te pastra”.
Gjithcka ka nisur me operacionin e policise italiane ne fundjave, qe ka vene ne pranga 61 persona, mes te cileve dhe shqiptare. Gjate hetimeve te uniformave blu, ka rezultuar se dy prej te ndaluarve, vellezerit Keli, me ane te parave te droges qe fitonin ne Itali, sponsorizonin nje ekip futbolli ne Shqiperi, i cili ishte “Tomori” i Beratit. Por, lajmi ka bere jehone dhe ne Shqiperi. Policia e Shtetit ka qene e interesuar ne lidhje me keto arrestime, nderkohe qe nuk ka vonuar dhe kerkesa e policise italiane, per kerkim informacioni ne lidhje me te dyshuarit dhe personat e afert te tyre, qe ndodhen ne vendin tone. Per policine nuk ka qene e veshtire dhenia e informacionit, pasi ne lidhje me te arrestuarit dhe personat e tyre te afert ekzistonte nje dosje e bere gati me te gjitha faktet qe ishin mbledhur gjate koheve te fundit dhe qe perfshinin si te dyshuar vellezerit ne trafiqet e droges e femrave.
Operacioni i policise italiane, ishte perqendruar ne rrjetin nderkombetar te trafikut te droges, shfrytezimit te femrave per prostitucion dhe perfitime multimilioneshe. Por, gjate pergjimeve te kryera, kane dale prova te tjera qe perfshinin dhe nje klub futbolli ne Shqiperi. Ishte televizioni “RAI” dhe gazeta “La Republika”, ato qe bene te ditur faktin se, dy prej te arrestuarve, Afrim dhe Ferdinand Keli, ishin vellezerit e presidentit te ekipit te futbollit, “Tomori” dhe parate e fituara nga shitja e droges dhe prostitucioni, pervec investimeve ne kapitale te paluajtshme, kaloheshin dhe ne lojen me popullore, futbollin.
Ne pranga
Afrim Keli
Ferdinand Keli
Aktiviteti
Shitje lendesh narkotike
Prostitucion
Prona
Klubi sportiv “Tomori”, sponsor
Banesa te ndryshme
Siperfaqe toke
Nga Ballkani drejt Italise
Disa muaj me pare, policia italiane kishte rene ne gjurme te nje rrjeti gjigant te trafikut te narkotikeve qe perfshinte linjen e vjeter ballkanike te heroines dhe nje rruge te re kokaine nga Belgjika. Guardia di Finanza e Torinos nisi menjehere pergjimin e te gjithe personave te dyshuar si te implikuar ne kete trafik dhe pak dite me pas zbuloi se ata merreshin edhe me shfrytezim femrash per prostitucion. Hetimet vazhduan per muaj te tere dhe ne gusht te ketij viti policise italiane i erdhi nje "xhol" ne dore. Nje vajze minorene nga Rumania kishte refuzuar qe te prostituonte rrugeve te Torinos dhe "pronaret" e saj e kishin rrahur barbarisht. Me pas e kishin mbyllur ne nje dhome ne rajonin e Beinascos ne Torino. Kjo vajze eshte gjetur dhe liruar nga policia italiane, per t’u bere me pas deshmitari kyc qe ndihmoi hetuesit italiane ne zbardhjen e mozaikut gjigant te trafikut. Nga hetimet rezulton se trafiku i droges ndiqte dy rruge. Njera ishte ajo e heroines afgane, e cila, pasi kalonte permes te gjithe Ballkanit, perfundonte ne veriun e Italise. Nderkohe kokaina merrej ne Belgjike e Holande.
Te gjithe presidentet e Tomorit
Ekipi i “Tomorit” te Beratit ka njohur disa presidente, dy prej te cileve kane gjetur vdekjen. Ylli Keli eshte i treti ne listen e presidenteve te Sport Klub Tomorit. Fati i keq i ekipit te qytetit te vogel, i cili njehere pothuajse u be edhe kampion i Shqiperise, ka nisur me Adrian Coben. Ai ishte presidenti me i suksesshem i klubit, por dyshohej per implikim ne krime te ndryshme jashte dhe brenda vendit. Pasditen e 13 majit te vitit 2000, Coba dhe gjyqtari Luan Zylfo gjejne vdekjen e menjehershme nga bresheria e nje “Kallashnikovi”, ndersa dy gjyqtare te tjere plagosen. Pas vdekjes se tij, ekipi i Beratit u zhyt ne renditje dhe perfundoi ne kategorine e dyte. Ne kete moment del ne skene Edmond Malollari, i cili u be presidenti i radhes i klubit beratas. Emri i tij nuk u lakua shume deri ne momentin kur ai u ekzekutua ne menyre mafioze prane deres se shtepise se tij, me 14 dhjetor te vitit 2005, pak metra larg stadiumit "Selman Stermasi", ne kryeqytet.