E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, gati te gozhdoje shfrytezuesit e futbollit

Prokuroria pret reagimet nga ana e paleve te interesuara per te nisur hetimet ne fushen e sportit ne kuader te nismes “Me kembe te pastra”. Vetem nje dite pas reagimit te organit te akuzes, behet e ditur se hetimet do te fillojne shkalle-shkalle. Sindikata e prokuroreve do te prese reagimin e paleve te interesuara ne lidhje me skandalin e krijuar ne futboll. Sekretari i Pergjithshem i kesaj sindikate, Shkelqim Hajdari, ka bere te ditur dje per gazeten “Koha Jone” se fillimisht do te priten reagimet nga ana e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve me pas do te vendoset se cfare do te behet. Sipas tij, hetimi, i cili ka nisur kryesisht, do te jete i perqendruar per zbulimin e plote te kesaj ngjarjeje. Nderkohe qe ne shenjester do te jene te gjithe personat e dyshuar. Skandali i financimit te ndeshjeve nga veprimtari kriminale u zbulua menjehere pas arrestimit te 61 personave me 41 kilograme lende narkotike e llojit kokaine. Nderkohe qe nga hetimet e pare rezultoi se nje pjese e fitimeve shkonte ne financimin e ndeshjeve te futbollit. Kjo gje ka bere te mundur edhe nisjen e nje hetimi nga ana e Prokurorise se Tiranes me sloganin “Kembet e pastra”. Nderkohe qe deri me sot nuk behet e ditur nese ka persona te implikuar. Gjithashtu, behet e ditur se do te verifikohen te gjitha rastet e ndeshjeve te zhvilluara ne vendin tone per te pare nese ka pasur abuzime, shitje ndeshjesh apo edhe sponsorizime te tjera nga kjo organizate kriminale.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›