Milo: Rama te mos mendoje vetem per te fituar nje grup
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, nuk i fsheh rezervat per miratimin e Kodit Zgjedhor pa marre parasysh kerkesat e aleateve te dy forcave kryesore. Megjithate, ai shprehet se PS dhe vete PDS nuk do te bejne gabimet e vitit 2009. Sipas tij, nje rendesi te vecante ka dhe menyra sesi do te funksionoje koalicioni me Partine Socialiste dhe ne kete pike, i jep disa keshilla Partise Socialiste dhe kryetarit te saj, Edi Rama. "Te kene shume me teper besim tek aleatet, shume me teper institucionalizim te bashkepunimit mbi baza parimore dhe te ndershme dhe te mendoje me shume per te fituar Shqiperia dhe shqiptaret dhe jo per te fituar nje grup i caktuar cilido qofshin ata", - shprehet Milo ne nje interviste dhene ne "Vizion Plus". Kreu i PDS-se shprehet se ne zgjedhjet e ardhshme, pavaresish mosndryshimit te sistemit duhet te korrigjohen disa gabime qe u bene nga PDS dhe vete Partia Socialiste, ne raport me aleatet. "Kemi nje pervoje te hidhur te vitit 2009, sepse ishim te papergatitur, te pamesuar dhe nuk e njihnim Kodin Zgjedhor sesi zbatohej ne praktike. Tani te gjitha keto gjera ne i dime mire, e dime ku mund te caloje procesi dhe dime se cfare masash do te marrim", - shprehet Milo. Ai thekon se PDS eshte ne proces reflektimi per te pergatitur gjithe partine per zgjedhjet e ardhshme. Duke ndjekur nje strategji te re, kreu i PDS beson se ne zgjedhjet e vitit 2013, kjo force do te jete ne Parlament. Madje i shkon dhe me tej, duke theksuar se do te jete dhe pjese e qeverise. "Jemi ne nje proces reflektimi per te pergatitur gjithe partine per te perballuar sfiden e ardhes. Eshte e sigurt qe do te jemi patjeter ne Kuvendin e Shqiperise, do te perfaqesohemi dhe me bindje po kaq te plote them se do te jemi pjese e qeverisjes se ardhshme te Shqiperise", - shprehet Milo. Kreu i PDS komenton dhe qendrimin ne lidhje me koalicion, duke hedhur poshte mundesite per t'u larguar nga Partia Socialiste. "Kemi qendruar dhe do te qendrojme ne pozicionin tone te partise se qendres se majte. Pra, asnje te mos kete iluzione se PDS do te levize nga pozicioni i saj politik, ne duam qe te shkojme ne nje koalicion me PS dhe me gjithe aktoret e tjere opozitare", - u shpreh dje Milo. Ndersa Milo ka folur per vazhdim te koalicionit, mjaft prej aleateve te PS kane shprehur rezerva per funksionimin e tij. Vetem dy dite me pare, Partia Demokristiane deklaroi largimin nga koalicioni i PS. Kreu i PDK-se, Nard Ndoka, u shpreh se PS nuk mbrojti interesat e aleateve gjate kohes kur u miratua Kodi i ri Zgjedhor.