Aksident i rende ne Fushe Bulqize dy te vdekur

Përgjumja e një drejtuesi mjeti ka shkaktuar humbjen e jetës së dy personave dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve. Aksidenti tragjik ka ndodhur anksin rrugor Fushë- Bulqizë. Të dhënat e para të policisë rrugore tregojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës. Një automjet tip “benz” me targa të Durrësit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mjet tip “audi”. Për pasojë kanë humbur jetën Guri Tollja 47 vjeç, Rexhep Boca- 60 vjeç, të cilët udhëtonin me mjetin tip “audi”, banorë të zonës të cilët sapo kishin dalë nga shtëpia. Janë plagosur rëndë Sami Gjuzi, Aurel Balla, Edmont Lika, pasagjer të mjetit tip “benz”, sikurse plagosur rëndë edhe Imer Luku dhe Fatmir Kosenja, pasagjer të audit. Të dëmtuarit në gjendje kritike për jetën janë dërguar në Spitalin Ushtarak, kurse të tjerëve po u jepet ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë. Paraprakisht sipas policisë rrugore shkak ka qenë mjeti tip benz i cili si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit, ka dalë në krah të kundërt të rrugës edhe është përplasur me mjetin tip “audi”. Personat që ndodheshin në “benz” po udhëtonin nga Durrësi për një dasmë në Peshkopi.