Fier arrestohet Oltion Toro vrau administratorin e pallatit

Policia e Fierit ka arrestuar mëngjesin e së dielës Oltion Toron, i cili të shtunën qëlloi me plumba 62 vjeçarin Nasi Mema. Burime të policisë lokale njoftuan se Toro u kap në periferi të qytetit pas disa ore kerkimi.
Sherri I cili perfundoi me vdekjen e nje personi dhe plagosjen e nje tjetri, ndodhi për pagesën e ashensorit. Nasi Mema humbi jetën ndërsa ka mbetur e plagosur e shoqja e tij, Angjelina..
Burime të policisë konfirmuan se vrasësi është Oltion Toro ndërsa deklaruan se po punohet per zbardhjen e plote te ngjarjes. Burime spitalore pohuan se Angjelina Mema është në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra.