E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce 10 me teper pranime ne universitete

Për vitin e ri akademik në auditorët e universiteteve të vendit do të ulen mbi 10% më tepër studentë se një vit më parë. Këtë fakt e ka pohuar nga Korça ministri I arsimit Myqerem Tafaj, i cili inspektoi  gjatë ditës së sotme punimet për rikonstruksionin dhe ndërtimin e disa objekteve shkollorë në qarkun juglindor. Sipas ministrit Tafaj,për këtë vit akademik do të rritet në masën 10% numri i pranimeve në degë të ndryshme të universiteteve të vendit ,ku do të përfshihen edhe rritje të kuotave në ato që konsiderohen si  degë preferenciale.
Rritje të numrit të kuotave, ka theksuar ministri Tafaj, do të ketë edhe për degët e universitetit të Korçës ,në të cilin pritet të regjistrohen më tepër se 2500 studentë të rinj, ndërsa ka vlerësuar investimet e kryera në infrastrukturën fizike dhe pajisje laboratorike në këtë universitet gjatë viteve të fundit,të cilat arrijnë vlerën e 3.5 milion dollarëve. Pjesë e këtyre investimeve, është  edhe rikonstruksioni i godinës së  shkencave natyrore, e cila do të jetë gati për të pritur në shtator më tepër se 2000 studentë të këtyre degëve, të cilëve do tu ofrohen kushte mjaft të mira studimi dhe standarte të larta të procesit të mësimdhënies.
Ministri i Arsimit, ka garantuar se në Qarkun e Korçës, në shtator do të hapin dyert 12 shkolla të reja dhe të rikonstruktuara, ndërsa janë në proçes rindërtimi  edhe 12 shkolla të tjera,të cilat do të financohen nga qeverisja qendrore. Në këtë kontekst,Tafaj ka  kërkuar më tepër bashkëpunim  nga ana e njësive vendore, sidomos bashkisë së Korçës për të  kontribuar në ndërtimin e institucioneve arsimore dhe përmirësimin e infrastrukturës së tyre fizike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›