E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Prioritet, shëndetësia

Elbasan-Ministri i Jashtëm Lulzim Basha deklaroi në Elbasan, se në mandatin e ardhshëm, do të realizohet përfundimisht ëndrra evropiane e shqiptarëve. "Nëse Partia Demokratike dhe kryeministri Sali Berisha vijnë sot përpara shqiptarëve për të kërkuar votën, vijnë me bindjen e thellë se ajo që arritëm së bashku, besimi që ne së bashku patëm tek Shqipëria Europiane, besimi që ne kthyem në realitet do të jetë karburanti i makinës sonë që në katër vitet e ardhshme do të ecë pa ndërprerje deri sa të realizojë përfundimisht ëndrrën europiane të çdo shqiptari"-tha Basha, njëherazi kryetari i grupit të PD për zgjedhjet elektorale në qarkun e Elbasanit, gjatë një takimi me banorë të lagjes " 28 Nëntori" .

Ai ka premtuar se prioritet absolut do të jetë reforma në shëndetësi, ku qytetarëve shqiptarë në katër vitet e ardhshme do të kenë një sistem totalisht të reformuar, pasi investimet tona në Elbasan do të fokusohen tek shëndetësia.

Ministri Basha, ka ripërsëritur edhe një herë premtimin për rrugën Elbasan Tiranë duke deklaruar se " rrugët që kemi nisur anembanë shqipërisë do ti çojmë deri në fund, dhe rrugë të tjera do të nisim siç është rruga e shkurtër Tiranë Elbasan".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›