E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha-Rehn diskutime mbi integrimin në BE

24/02/2009  Takim në Breksel

Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha ka zhvilluar një takim të veçantë me komisionerin për Çështjet e Zgjerimit të Bashkimt Europian Oli Rehn, të cilin e informoi mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, mbi zhvillimet ekonomike, për përgatitjet për zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe vullnetin e qeverisë shqiptare për të thelluar reformat në çdo fushë. Gjatë takimit të djeshëm, zhvilluar në kryeqendrën e BE-së, Bruksel, kryediplomati shqiptar dhe zyrtari i lartë i BE-së kanë diskutuar gjerësisht rreth procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe hapave të mëtejshëm në këtë drejtim në kuadër të koordinimit të veprimeve mes vendit tonë dhe vendeve anëtare dhe Komisionit Evropian. Gjatë takimit është theksuar angazhimin për paraqitjen në një kohë të dytë të statusit të vendit kandidat në BE. “Qeveria shqiptare bëri një zgjedhje shumë të mençur për të mos u nxituar me aplikimin për statusin e vendit kandidat. Qeveria ftohet të koordinojë këtë lëvizje me Presidencën e BE-së, me vendet anëtare dhe me Komisionin Evropian”, - tha zëdhënësja e komisionerit Rehn, Krisztina Nagy. Sipas njoftimit të MPJ-së, sot ministri i Jashtëm Lulzim Basha do të marrë pjesë në takimin vjetor me trojkën e BE-së në kuadër të dialogut politik Shqipëri–BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›