Sarajevë, BE: Përkushtim për integrimin e Ballkanit
Në Sarajevë përfundoi takimi ministror Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, që është mbajtur me nismën e Spanjës, vend që kryeson BE-në. Në deklaratën presidenciale të miratuar pas mbylljes së takimit thuhet se “Bashkimi Evropian sërish dhe pa asnjë dilemë është i përkushtuar për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbetet kusht kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni”. Në takim është përshëndetur synimi i BE-së për të zgjeruar procesin e liberalizimit të regjimit të vizave për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, kur për një gjë të tillë të jenë përmbushur kushtet.
Bashkimi Evropian ka verifikuar nevojën e kushteve të drejta dhe rigoroze në kuadër të procesit të stabilizimit dhe asociimit dhe në harmoni me konsensusin e ripërtërirë për zgjerimin, që ishte miratuar në dhjetor të vitit 2006. “Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre për përmbushjen e kritereve dhe kushteve në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Përparimi i çdo vendi do të varet nga meritat e secilit prej tyre”, thuhet në deklaratën e miratuar të samitit.
Pas mbylljes së takimit është prononcuar ministri i Jashtëm i Spanjës, Migel Angel Moratinos, i cili ka tgheksuat prioritetet e BE-së në raport me Ballkanin Perëndimor: "Zotimi i parë i BE-së ka të bëjë me angazhimin dhe punën për të avancuar procesin negociator të perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Moratinos.
Ndërsa komisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle, pos tjerash, deklaroi: "Nuk ka ndryshim rregullave te lojes persa i perket levizjes se lire. Shqiperia do te duhet te plotësoj kushtet e mbetura. Nuk ka kritere politike per liberalizimin e vizave, por uroj qe lideret politike ne Shqiperi te arrijne nje marrëveshje para se Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian te marrin vendimin per liberalizimin e vizave. Komisioni Europian ka dhene tashme rekomandimin e tij pozitiv".
Në këtë takim kanë marrë pjesë 48 delegacione – ministra të punëve të jashtme dhe zyrtarë të lartë të BE-së, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, SHBA-ve, Rusisë, Turqisë dhe organizatave ndërkombëtare. Samiti në Sarajevë është mbajtur nën masat të rrepta sigurie në ndërtesën e Kuvendit të Bosnjës dhe pa praninë e gazetarëve.
Nga Sarajeva, Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 02 qershor 2010 ) < I mëparshmi